Flash

Nantes i 16 në kampionat, Nedved i kujdesshëm: "Ecuria në Ligue 1 nuk do të thotë asgjë"

Lapsi.al 7 November 2022
Nantes i 16 në kampionat, Nedved i kujdesshëm: "Ecuria në

Pas fitores së madhe në derbin e Italisë, një tjetër lajm i mirë për Juventus, që peshkoi Nantes në shortin e hedhur në Nyon. Një kundërshtar i përballueshëm në playoff të Europa League, që nuk po kalon një moment të mirë në kampionat: "Rrugëtimi i tyre në Ligue 1 nuk do të thotë asgjë. Do të luhen vitin e ardhshëm dhe ka kohë - deklaroi zv/presidenti i Juventus, Pavel Nedved -. Kjo kohë do të jetë e dobishme për ata dhe për ne. I përballuam mirë ndeshjet e fundit në Serie A, ku nuk kemi pësuar gol. Nuk e patëm punën mirë me dëmtimet, por kush zbriti në fushë ka bërë mirë".

TË RINJTË

Nga Fagioli te Miretti, ka shumë të rinj që po krijojnë një hapësirë të rëndësishme: "Ata kanë patur një minutazh të rëndësishëm, ishte e sforcuar si situatë, por janë të rëndësishëm dhe do të jenë pjesë e kësaj Juve. Me rikthimin e të gjithëve do të bëjmë shumë më mirë. Ndoshta do të jetë një ndalesë e bekuar dhe jo e mallkuar", tha Nedved. Ceku vlerësoi edhe klubin për punën me gjeneratat e reja: "Që nga Cherubini e poshtë, të gjithë kanë qenë të aftë për të investuar te të rinjtë. Nga lojtarët e lindur në 2000 e tutje, po lind diçka e rëndësishme. Me Next Gen, këta djem do të mund të kalojnë më lehtë në ekipin e parë. Kërcimi në ekipin e parë nuk është aq i gjatë edhe falë ekipit të dytë, shumë shumë i rëndësishëm".

KOSTIC

Së fundi, një batutë për rritjen e Kostic, vendimtar në fitoren ndaj Inter: “E dinim se mund të merrnim një lojtar të rëndësishëm. Ai kishte vështirësi në fillim, por tani po tregon se çfarë vlen në një rol ideal për të. Duke thënë se kampionati italian është edhe më i komplikuar nga pikëpamja taktike”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI