Flash

Nga "ka mbaruar prej dy muajsh" te "e dua Mauron". Wanda i ngatërron gjërat fare: "L-Gante? Shok pune”

Lapsi.al 7 November 2022
Nga "ka mbaruar prej dy muajsh" te "e dua Mauron". Wanda i

Historia rraskapitëse mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se nuk ka ndërmend të ketë fund. Ose ndoshta i leverdis, veçanërisht showgirl-it argjentinas, të mbajë në fije një marrëdhënie që po merr karakter gjithnjë e më grotesk. E kthyer në Itali për të marrë pjesë në programin 'Dancing with the Stars', Nara i ka dhënë një intervistë të gjatë Silvia Toffanin, drejtueses së Verissimo, në të cilën ajo përziu sërish të gjitha letrat në tavolinë.

TË “VËRTETAT” E WANDA

Wanda Nara tha të vërtetën e saj, në lidhje me martesën me Mauro Icardi. Nga tradhtia e deri te ndarja, flirtimi i supozuar me këngëtarin L-Gante e deri te historia e çekut të bllokuar. Sipërmarrësja argjentinase ka rikthyer etapat e marrëdhënies së trazuar: “Kemi dy muaj që nuk jemi bashkë me Mauro, por më parë duke hyrë këtu po flisja me të. Kemi pesë fëmijë bashkë, ai është shumë i pranishëm edhe me djemtë që kam pasur me ish-bashkëshortin”, ka nisur ajo.

Lexo më tej:Wanda e L-Gante nuk fshihen më: “Jemi të dashuruar”. Icardi i tërbuar nga zemërimi

HISTORIA ME L-GANTE

“Unë jam pak me të vjetrën dhe familja është gjëja më e rëndësishme për mua. E lashë karrierën dhe punën time për t'i dhënë përparësi familjes. Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij. Kur filluam të grindemi dhe nuk kishte më qetësi në shtëpi, megjithatë, mendova për qetësinë e fëmijëve dhe thashë mjaft. L-Gante? Ai është thjesht një shok pune. Më thirrën për të bërë një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive. Ata shitën gjithçka brenda dy ditësh dhe kështu menaxheri i tij më ofroi videoklipin. Nuk ka asgjë mes nesh”.

DASHURIA PËR MAURON

Së fundi, Wanda foli për ndjenjat që ende e lidhin me Icardin: “Çfarë ndjej unë për Mauron? Unë e dua atë, ai është personi më i rëndësishëm dhe ai me të cilin vendosa të rikthehem në lojë në dashuri. Ai e di që unë do të jem gjithmonë atje”, pohoi ajo me besim. Më pas, për rolin e saj si menaxhere e ish-bashkëshortit, ajo ka saktësuar: “Unë jam ende menaxhere e tij. Historia e çekut të bllokuar nuk është e vërtetë. Ndoshta një ditë do të ndodhë, por jo tani. Ndoshta përzierja e jetës private me punën e ka prishur marrëdhënien. E mbylla unë kontratën me Galatasaray”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI