Flash

Inter i lumtur për shortin, por jo për humbjen me Juventus. Zanetti: "Kujdes nga Conceição, e njoh është i zoti"

Lapsi.al 7 November 2022
Inter i lumtur për shortin, por jo për humbjen me Juventus. Zanetti:

Zëvendëpresidenti i Inter, Javier Zanetti, tekniku Simone Inzaghi e Giuseppe Marotta, CEO i Inter, kanë komentuar shortin e Champions, por edhe për momentin e zikaltërve: "Me Juventusin e merituam humbjen. Unë kurrë nuk i shikoj statistikat, por në këtë rast duhet të na imponojnë reflektime të rëndësishme. Kemi pësuar 19 gola, nga të cilët 16 në transfertë me 4 humbje. Jemi Inter dhe nuk jemi mësuar me këto shifra, duhet një analizë e thellë e brendshme. Shumë humbje jashtë shtëpisë, duhet të kuptojmë pse ekziston ky ndryshim midis ndeshjeve në shtëpi dhe jashtë". Për shortin e Champions League kundër Porto: “Në letër duket e favorshme, por si gjithmonë fusha vendos”.

ZANETTI: "E NJOH CONCEIÇÃO, ËSHTË I ZOTI "

Zëvendëspresidenti zikaltër Javier Zanetti ishte në Nyon për shortin: "Unë e njoh skuadrën portugeze sepse kam patur Sergio Conceição (trajneri aktual i Dragoes) shok skuadre te Inter. Ai po bën një punë të shkëlqyer. Do të varet shumë nga gjendja që do të kemi në shkurt, por si gjithmonë kemi respekt për të gjithë kundërshtarët”. Duke folur për Mediaset, argjentinasi i rikthehet kalimit të grupit, me suksesin e eliminimit të Barcelonës: "Të kalosh një grup si yni nuk ishte e lehtë dhe skuadra e bëri me vetëdije dhe pjekuri. Para Porto duhet të punojmë për të arritur në mënyrën më të mirë të mundshme në dy sfidat, për të kaluar raundin. Ka besim."

INZAGHI: "DUAM ÇEREKFINALET"

“E respektojmë Porto, ata janë një ekip që prej vitesh bëjnë mirë në Champions League. Synimi ynë është të kalojmë dhe t'u japim tifozëve tanë një ëndërr. Të luajmë çerekfinalet e Champions pas një kohe të gjatë". Kështu tha trajneri i Inter, Simone Inzaghi, duke komentuar shortin për fazën eliminatore të Champions League. “Për të dytin vit radhazi do të luajmë fazën e 1/8. Më në fund Interi është rikthyer në vazhdimësi për të luajtur ndeshje kaq të rëndësishme në Europë. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme, në dy stadiume plot dhe përballë një publiku të veçantë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, duhet të punojmë për të qenë gati për një sfidë të dyfishtë, ku detajet do të bëjnë diferencën. Ne do të jemi gati”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI