Flash

"Gjej skuadër tjetër në janar, këtu mbarove": Real Madrid i tregon derën Hazard

Lapsi.al 7 November 2022
"Gjej skuadër tjetër në janar, këtu mbarove": Real

Aventurës së Eden Hazard te Real Madrid duket se i ka ardhur fundi. Klubi është gati të heqë dorë nga belgu dhe i ka thënë 31-vjeçarit të gjejë një ekip të ri. Sulmuesi u transferua nga Chelsea në Santiago Bernabeu në vitin 2019 dhe Blancos shpenzuan më shumë se 100 milionë euro për të. Por përvoja e Eden në Spanjë nuk shkoi ashtu siç shpresohej.

Me 'camiseta blanca', Hazard arriti të shënojë shtatë gola në 72 paraqitje. Të largëta kohët e Chelsea kur shifrat ishin padyshim më të mira. Belgu është gjithnjë e më i mënjanuar dhe më shumë se një protagonist tashmë është vetëm një shtojcë. Aq sa duket se i ka ardhur fundi eksperiencës së tij në kryeqytetin spanjoll. Carlo Ancelotti është gati të heqë dorë nga 31-vjeçari. Real Madrid, sipas Managing Madrid, i ka thënë lojtarit të tyre që të gjejë një klub të ri. Blancos duan ta heqin qafe sulmuesin që në janar.

Hazard ka bërë vetëm tre paraqitje në La Liga këtë sezon, por nuk ka shënuar ende. Reali shpreson që lojtari të jetë në gjendje të evidentohet gjatë Kupës së Botës në Katar, në mënyrë që të rrisë kërkesën. Të interesuarit e mundshëm aktualisht mund të dekurajohen nga kërkesat e tij financiare. Klubi spanjoll, megjithatë, siç shton Marca, është i gatshëm të paguajë një pjesë të pagës së Hazardit për ta larguar atë.

DESTINACIONI I RI

Opsioni më i besueshëm për momentin duket të jetë rikthimi i belgut në Premier League. Disa skuadra janë të interesuara për të dhe do të ishin të gatshme për të financuar një transferim të mundshëm. Mes tyre, Aston Villa por edhe Chelsea. 31-vjeçari ka luajtur më parë në Stamford Bridge midis 2012 dhe 2018. Gjatë përvojës së tij në Londër ai fitoi çmimin PFA Lojtari i Vitit dhe dy tituj të Premier League.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI