Flash

Konstatimet e fshehta të Cherubini ndaj Paratici: "Përdorim i tepruar i fitimeve artificiale të kapitalit"

Lapsi.al 8 November 2022
Konstatimet e fshehta të Cherubini ndaj Paratici: "Përdorim i

Në vitin 2020 nuk dukej të kishte një marrëdhënie të mirë mes Federico Cherubini. Ai aspironte rolin e drejtorit sportiv të Juventusit, që mbahej nga Fabio Paratici, detyrë që e mori në verën e 2021. Kjo mund të kuptohet nga shënimet e Cherubini në ditarin e gjetur nga financierët gjatë një kontrolli, pjesë e hetimit të Prisma. Repubblica ka zbardhur disa fragmente nga shënimet. "Libri i zi FP (Fabio Paratici)" është titulli. Brenda tij, drejtori aktual i Juventus, tregon mendimin e tij për njeriun që donte t’i merrte vendin. "Përdorim i tepruar i fitimeve artificiale të kapitalit" që japin "përfitim të menjëhershëm -konstatohej aty -. Por më pas çojnë në një "ngarkesë amortizimi" për të ardhmen.

Administrimi i Paratici shihej në mënyrë kritike nga Cherubini: "Gjykimet dhe vlerësimet ndryshojnë çdo ditë". "Plani katastrofik i rimëkëmbjes së buxhetit, -formë + substancë". "Si arritëm deri këtu?", "Blerjet e pakuptimta", "Jashtë mundësive" (Kulusevski??)", "shkatërrimi i një brezi: Kean, Spinazzola, Audero...", janë mendimet e tij.

Lexo më tej:Juventus i shpëton zbritjes së pikëve: ‘karta Ronaldo’ rrezikon gjobë deri në 60 milionë euro

"PLUSVALENCAT, OPERACIONET KYÇE"

E përditshmja romane më pas kalon te një letër e dërguar nga Stefano Bertola. Ai është kontraktori i Juventus, që i shkruan presidentit Andrea Agnelli dhe parashikon që e kuqja e buxhetit të vitit 2021 do të ishte e rëndë: "On track, por në një bumpy road. Ulja e pagave dhe fitimet kapitale janë operacione kyçe për sigurinë. Shpresojmë te vaksina për Stadium por është e vështirë".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI