Flash

Mourinho, humbës por 'therës': "Nëse do kisha fituar unë si fitoi Sarri do më kishin vra*ë"

Lapsi.al 8 November 2022
Mourinho, humbës por 'therës': "Nëse do kisha

Është një Josè Mourinho pa frena ai që prezantohet në konferencën për shtyp. Në prag të sfidës Sassuolo-Roma dhe dy ditë pas humbjes në derbin ndaj Lazios, portugezi nis thumbimet: “Në shtëpi kemi tre ndeshje në të cilat nuk kemi shënuar -tha trajneri verdhekuq i pyetur për performancën e dobët në shtëpi-. Por a mund të qaj edhe unë pasi të tjerët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës? Ne i luajtëm këto ndeshje pa lojtarin tonë më kreativ dhe më të lëvizshëm në fushë (Dybala). Mos flasim as për derbin. Nëse do të fitoja unë një ndeshje ashtu siç e fitoi Sarri, do të më kishin vrarë”.

Mourinho, ndër të tjera, ka dashur të nënvizojë se sa rëndojnë mungesat, mbi të gjitha ajo e Dybala: “Po të shohim ndeshjen e fundit, kemi luajtur me të njëjtin ekip si vitin e kaluar, me Camara në pozicionin e Mkhitaryan. Kjo do të thotë se merkato e bukur që bëmë me aq përkushtim dhe sakrificë nuk po luan. Duhet të qahem pak edhe unë. Dybala nuk i ka luajtur të gjitha këto ndeshje të mëdha. Ishte me Interin dhe ne fituam sepse ai shënoi, me Juven barazuam e dha asist. Pastaj është Pellegrini, një tjetër që e ka këtë dritë, por luan shumë minuta dhe është në vështirësi. Ka disa brishtësi muskujsh dhe ka pak ndeshje ku përfundon në 100%. Pas 13 ndeshjesh ne kemi të njëjtat pikë si vitin e kaluar pas 15. Pra, nëse bëjmë ndonjë pikë me Sassuolo dhe Torino, mund ta mbyllim pjesën e parë të kampionatit me disa pikë më shumë. Pavarësisht vështirësive, le të bëjmë punën tonë".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI