Flash

"Fito Botërorin e të dhuroj një natë pasioni": ky është propozimi i nxehtë i modeles për Ochoa

Lapsi.al 8 November 2022
"Fito Botërorin e të dhuroj një natë pasioni": ky

Një natë e zjarrtë si premtim për fitoren e Kupës së Botës. Propozimi 'i pisët' vjen direkt nga Wanda Espinosa dhe i drejtohet portierit meksikan, Guillermo Ochoa. Numri 1 i kombëtares së Meksikës është një legjendë e vërtetë e Tricolor. Por tani, pas propozimit së modeles, ka një motivim më shumë për të tentuar të paarritshmen...

Espinosa, artiste tatuazhesh dhe modele shumë e ndjekur në rrjetet sociale ka bërë një propozim të nxehtë para Katar 2022. E askush të mos mendojë se vajza ka nevojë për promovim. Me 1.1 milionë ndjekës në Instagram, ajo është e famshme edhe në Onlyfans. Tani pak ditë nga Kupa e Botës në Katar ajo e ka bërë Ochoa të ketë më shumë ethe se zakonisht.

El Tricolor në Katar 2022 është në grup me Argjentinën, Poloninë dhe Arabinë Saudite. Portieri 37-vjeçar i Club America është tashmë një ikonë e Meksikës në Kupën e Botës. Ai u thirr për herë të parë si portier i tretë në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Pastaj Ochoa ka marrë pjesë në edicionet në Afrikën e Jugut (2010), Brazil (2014) dhe Rusi (2018). Portieri ka koleksionuar 8 ndeshje në fazat e fundit të një Kupë Bote, nga 131 paraqitje gjithsej me Meksikën. Në vitin 2014 në ndeshjen kundër Brazilit (0-0) ai u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë. Në Meksikë, Ochoa mori një vlerësim të madh për nëntë pritjet vendimtare të bëra në fitoren kundër Gjermanisë në fazën e grupeve në Rusi 2018. Në Katar, Meksika nuk është sigurisht nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës. Por kush e di, një motivim i tillë si ai i bërë nga Espinoza, mund të bëjë portierin 'me krahë'.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI