Flash

Video/ Bayern i pamëshirshëm, i bën gjashtë Werder: Sttugart fiton në sekondën e fundit

Lapsi.al 8 November 2022
Video/ Bayern i pamëshirshëm, i bën gjashtë Werder: Sttugart

Bayern Mynih, pasi mori kreun, kërkon shkëputjen nga ndjekësit. Bavarezët shpartallojnë 6-1 Werder Bremen dhe ngjiten në 31 pikë. Prakikisht nuk kishte ndeshje me bavarezët që mbyllën gjithcka me katër gola në pjesën e parë. Pati kohë edhe për një gol të anulluar për Choupo-Moting, ndërsa pjesën e dytë skuadra e Nagelsmann i dha përmasa fitores. Fitore vendase edhe për Bochum, 2-0 ndaj Gladbach dhe Stuttgart që ia doli në sekondën e fundit 2-1 ndaj Hertha Berlin.

Lexo më tej: Video/ Borussia Dortmund gabon kur nuk duhej: 2-0 për Wolfsburg, në fitoren e tretë radhazi

BAYERN MYNIH 6-1 WERDER BREMEN

Musiala hapi serinë e golave që në minutën e 6. Ëerder e kuptoi se ishte një mbrëmje e vështirë, por jo deri në këtë pikë. Shpresat erdhën në minutën e 10 nga goli i Jung. Por barazimi vetëm shkundi bavarezët, që nuk kursyen asgjë. Choupo-Moting pa t'i anullohet goli i dytë në minutën e 18, por Bayern siguroi supremacinë menjëherë më pas. Në gjashtë minuta, mes të 22 dhe 28 të besuarit e Nagelsmann shënuan tre herë. Dygolësh për Gnabry me midis golin e Goretzka. Historia nuk u përmirësua në pjesën e dytë, sepse Gnabry kompletoi trigolëshin personal në minutën e 82. Ka kohë edhe për golin e gjashtë të Tel, në asistitin e Mazraoui. Bayern ka tani 31 pikë, katër mbi Freiburg, që duhet ende të luajë.

BOCHUM 2-1 BORUSSIA MONCHENGLADBACH

Në ndeshjet e tjera, Bochum zgjidhi me dy gola sfidën me Gladbch. Një cerek ore lojë spektakolare u duke se zgjidhi gjithcka me golat e Antwi-Adjej (7') dhe Hofmann (12'). Por miqtë ngushtuan diferencën në minutën e 62' me Plea. Bochum me gjithë fitoren mbetet në zonën e rënies, i parafundit me 10 pikë. Asnjë problem për Gladbach në mesin e renditjes me 19 pikë.

STUTTGART 2-1 HERTHA BERLIN

Fitore edhe për Stuttgart, që iu gëzua tre pikëve vetëm në sekondat e fundit ndaj Hertha Berlin. Guirassy shënoi që në minutën e 3' në asistin e Tomas për vendasit, por barazimi i Lukebakio erdhi në të 19. Në minutën e tetë shtesë Mavropanos shënoi golin e fitores për Stuttgart. Skuadra e Wimmer është tani e 13 me 14 pikë, ndërsa kryeqytetasit mbeten në zonën playout me 11 pikë.

Germany Bundesliga

Wolfsburg 2-0 Borussia Dortmund

Bayern Munich 6-1 Werder Bremen

Bochum 2-1 Borussia Monchengladbach

VfB Stuttgart 2-1 Hertha Berlin

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI