Flash

Video/ Napoli, 'arratisje' në 20 minutat e fundit: një penallti e dyshimte rrëzon Empolin, Udinese ndalet në Picco

Lapsi.al 8 November 2022
Video/ Napoli, 'arratisje' në 20 minutat e fundit: një

Serie A mbetet nën shenjën e Napoli. Skuadra e Spalletti nuk e pati një shëtitje kundër Empolit, por në fund ia doli 2-0. Golat e Lozano e Zielinskit në 20 minutat e fundit të ndeshjes i ngjitën napoletanët në 38 pikë. Ndalet edhe njëherë Udinese, që nuk shkon më shumë se 1-1 në Picco kundër Spezia.

NAPOLI 2-0 EMPOLI

Vazhdon arratisja e Napolit në krye të renditjes. Në javën e 14-të të Serie A, skuadra e Spallettit mposhti 2-0 Empolin. Fitorja e dhjetë radhazi në kampionat për të kaltrit që arrijnë në 38 pikë. Në Maradona, në pjesën e parë, 75% e zotërimit të topit nuk mjaftoi që Napoli të depërtonte mbrojtjen e mirëorganizuar të Zanetti. Në pjesën e dytë, pastaj, Lozano (69') zhbllokoi ndeshjen me penallti. Një kontakt i dyshimtë në zonë mes Marin dhe Osimhen që do të krijojë debate. Në fund, Zielinski (88') vulosi rezultatin me golin e dytë. Një gol që erdhi me Empolin në inferioritet numerik. Në minutën e 74' në fakt, Luperto u ndëshkua me karton të kuq. Bajrami nga minuta e parë titullar, nuk mundi të bëjë më shumë për të tijtë. E megjithatë është një lajm i mirë për lojtarin dhe kombëtaren e Shqipërisë.

Lexo më tej:Spalletti rinovim ‘i detyruar’ me Napolin: presidenti do të ushtrojë klauzolën e njëanëshme në kontratë

SPEZIA 1-1 UDINESE

Raundi i mesjavës së Serie A u hap me barazimin 1-1 mes Spezia dhe Udinese. Në Picco, ligurët kaluan në epërsi me Reca (33'), por shpenzuan dyfishimin e mundshëm me traversën e Ampadut. E menjëherë më pas Lovric (43') shënoi golin e barazimit pas një veprimi të shkëlqyer të Success. Një gol që shpëtoi formacionin e Sottil nga humbja. Bardhezinjtë në fakt, nuk fitojnë prej gjashtë ndeshjesh. Friulanët shkojnë në 24 pikë, ndërsa ata të besuarit e Gotti në 10.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI