Flash

Video/ Super Carnesecchi frenon Milan: Cremonese i bën nder Napolit, +8 nga kuqezinjtë

Lapsi.al 8 November 2022
Video/ Super Carnesecchi frenon Milan: Cremonese i bën nder Napolit, +8 nga

Milani nuk shkon përtej 0-0 me Cremonese. Një hap fals i papritur që e bën Napolin të lumtur. Skuadra e Spalletti tani është +8 ndaj kuqezinjve dhe gjithnjë e më shumë në arrati për titullin. Protagonist absolut portieri Carnesecchi, autor i katër ndërhyrjeve vendimtare. Në të 26-ën ai ndali me këmbë Origi, 10 minuta më vonë grushtoi goditjen me kokë të Thiaë. Carnesecchi u përsërit edhe në të 40', kur grushtoi goditjen e fuqishme të Messias. Vigjilent numri 1 i Cremonese edhe në të 68', në goditjen-kros të Leaos. Milan uli ritmin në pjesën e dytë, por Cremonese nuk arriti kurrë të bëhej e rrezikshme.

Lexo më tej: Video/ Napoli, ‘arratisje’ në 20 minutat e fundit: një penallti e dyshimte rrëzon Empolin, Udinese ndalet në Picco

Frenimi që nuk e pret e që rrezikon të vrasë kampionatin, edhe para se Serie A të hyjë në letargji për Kupën e botës. Milan barazon 0-0 në shtëpinë e Cremonese dhe rrëshqet në -8 nga Napoli. Pioli donte të qëndronte në vazhdën e Spalletti, përkundrazi e gjeti veten edhe më larg. E në llogari, ka dy pikë më pak se vitin e kaluar. Turnoveri nuk funksionoi, mungesat e detyrueshme peshuan shumë. E këtë herë as Leao nuk e shpëtoi dot Piolin, kur e hodhi në fushë në pjesën e dytë. Për Alvini dhe ekipin e tij, takimi me fitoren e parë është ende i shtyrë, por kjo pikë e rrëmbyer nga kampionët e Italisë llogaritet si sukses.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI