Flash

Brazili e la jashtë Botërorit, flet Firmino: “Gjërat nuk shkuan si e imagjinoja”

Lapsi.al 9 November 2022
Brazili e la jashtë Botërorit, flet Firmino: “Gjërat nuk
Roberto Firmino nuk do të shkojë në Katar. Trajneri i Brazilit, Tite, në orët e fundit ka shpallur skuadrën për Botërorin 2022. Në mesin e 26 të thirrurve nuk ishte emri i kampionit të Liverpool. Një përjashtim surprizë për shumëkënd, duke pasur parasysh edhe fillimin e mirë të sezonit. Në 12 ndeshje të Premier League, braziliani ka realizuar 6 gola dhe 3 asiste. Pavarësisht zhgënjimit të madh, lojtari i Reds ka dashur të ndajë një mesazh me të gjithë fansat e tij. Pa harruar t'i falënderojë për mesazhet e shumta të marra. 31-vjeçari shprehu zhgënjimin e tij në rrjetet sociale, por edhe komplimentoi të gjithë ata që u thirrën nga Tite: “Dua të them faleminderit për të gjitha mesazhet e mira. Kupa e Botës është një ëndërr për çdo lojtar dhe për mua nuk është ndryshe. Dje gjërat nuk shkuan ashtu siç e imagjinoja apo ëndërroja. Por mund të hedh sytë pas dhe të jem mirënjohëse ndaj Zotit, që tashmë më ka lejuar ta jetoj atë ëndërr si dhe shumë të tjera. Gjej rastin të shpreh respektin tim dhe të përgëzoj të gjithë të thirrurit”.

ME FJALËT E ZOTIT

Zhgënjimi është i madh, por Firmino shpreson që bashkatdhetarët e tij të arrijnë të fitojnë Botërorin e gjashtë: “Ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një nder të mbroj vendin tim. Veçanërisht me dhuratën që më ka dhënë Zoti. Mbetem këtu i bindur se Zoti ka menduar më të mirën për mua dhe shpresoj të arrijë kupa e gjashtë. 'Sepse unë i di planet që kam për ju', deklaron Zoti, 'plane për t'ju bërë të begatë dhe jo për t'ju dëmtuar, plane për t'ju dhënë shpresë dhe një të ardhme'. (Jeremia 29:11) #Jesusisenough".
Firmino, pra, nuk do të shkojë në Katar dhe ka gjasa që ai të shkojë në Dubai me Liverpool për grumbullimin e mes-sezonit. Brazili, ndërkohë, do të përpiqet të rrëmbejë kupën e artë. Skuadra e Tites është një nga favoritët e mëdhenj për të fituar finalen. Selecao është në Grupin G së bashku me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. Ata do të dalin në fushë më 24 nëntor kundër kombëtares serbe për ndeshjen e parë të grupit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI