Flash

Video/ Napoli i lan duart nga titulli, Spalletti kalon nga 0-2 në humbjen 3-2 në tetë minuta: "Faji im"

Lapsi.al 24 April 2022
Video/ Napoli i lan duart nga titulli, Spalletti kalon nga 0-2 në humbjen

Napoli rrëzohet 3-2 në Empoli dhe përfundimisht i thotë lamtumirë ambicieve për titull. Të besuarit e Spallettit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 44 me Mertens, gjetën dyfishimin me Insigne në minutën e 53, por pastaj cojnë dëm gjithcka në vetëm tetë minuta: mes të 80' dhe 88' napoletanët pësuan rikthimin e bujshëm të toskanëve, të firmosur nga Henderson dhe një dygolësh i Pinamontit. Andreazzoli kthehet te tre pikët pas 16 javësh: suksesi i fundit i përkiste pikërisht ndeshjes së fazës së parë.

Përgjegjësinë e merr të gjithën Luciano Spalletti: "Na mungoi vëmendja dhe vazhdimësia dhe kur kjo ndodh, siç ndodhi sot, përgjegjësia është e trajnerit. Padyshim që nuk arrita t'i transferoja disa koncepte skuadrës", tha trajneri i Napolit pas ndeshjes. "Kjo brishtësi është padyshim për të mu ngarkuar mua. Na vjen keq t'i themi lamtumirë ëndrrës titull që e kemi kultivuar me shumë sakrifica dhe mundim".

Napoli largohet përfundimisht nga gara në fund të një pasditeje makthi, në të cilën arriti të flakë një lojë, që dukej në kasafortë, për shkak të një sërë gabimesh, të papranueshme për një skuadër që aspiron majën. Tetë minuta blackout total i kushtuan të kaltërve humbjen e tyre të dytë në tre ndeshjet e fundit dhe hapi rrugën për rikthimin te fitorja të një Empoli që dukej i destinuar për një tjetër hap të gabuar. Skuadra toskane përkundrazi përfiton nga dhuratat e kundërshtarëve dhe rimerr tre pikët më shumë se katër muaj pas herës së fundit: rastësisht nga 0-1 i Cutrones në "Maradona". Lufta për titull është tashmë (pothuajse) zyrtarisht një derbi Milan-Inter.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI