Flash

Video/ Triumf pas 17 vjetësh: Betis rrëmben me penallti Kupën e Mbretit

Lapsi.al 24 April 2022
Video/ Triumf pas 17 vjetësh: Betis rrëmben me penallti Kupën e

Betis Sevilla është fituesi surprizë i Kupës së Mbretit, për herë të tretë në historinë e tij. Të besuarit e Pellegrinit e ngrenë trofeun falë suksesit 6-5 me penallti, në finalen e luajtur ndaj Valencias, në një ndeshje shumë të ekuilibruar, që në kohën e rregullt përfundoi 1-1. Bardhejeshilët në fakt e zhbllokuan sfidën në minutën e 11 'me Iglesias, por u arritën pas gjysëm ore lojë nga Duro: më pas vendosi shorti i penalltive, ku Musah gaboi dhe Miranda shënoi 11 metërshin e fitores.

Trofeu i tretë në histori për Betis, që kaloi Valencian vetëm pas penalltive duke fituar trofeun, në një mbrëmje plot emocione. Në Estadio de la Caruja, lojtarët e Pellegrinit hapën ndeshjen në minutën e 11' me goditjen me kokë të Iglesias, në krosimin e Bellerin. Favoritë të kësaj finale, formacioni i Bordalas Jimenez barazoi në minutën e 30' me goditjen e Hugo Duros, i shërbyer nga Moriba. Betis nuk u rrëzua moralisht nga barazimi i pësuar, madje goditi dy shtylla, me Canales në minutën e 43 dhe Juanmi në minutën e 78, por në fund në fuqi mbeti 1-1, që zgjati edhe në kohët shtesë. Në llotarinë e penalltive, Musah goditi jashtë penalltinë e katërt të Valencias, ndërsa bardhejeshilët nuk gabuan asnjëherë dhe me goditjen e Juan Mirandës rrëmbyen suksesin final 6-5. Kupa e Mbretit, pra, ngrihet lart nga Betis, 17 vjet pas herës së fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI