Flash

Goli i Manajt nuk mjafton: Torino kthehet te fitorja, Atalanta bën goditjen në Venezia

Lapsi.al 23 April 2022
Goli i Manajt nuk mjafton: Torino kthehet te fitorja, Atalanta bën goditjen

Atalanta e Torino kanë rrëmbyer fitoret në ndeshjet e drekës në Serie A, me futbollistët shqiptarë protagnistë, me përjashtim të Etrit Berishës që e ndoqi sfidën nga pankina. Bergamaskët u kthyen te fitorja, pas një serie negative, duke bërë goditjen në transfertë me Venezian, ndaj të cilës u imponuan 1-3. Dygolëshi i Lukic në ndeshjen tjetër i dha suksesin granatave, që goli i vonë me penallti i Manaj nuk ia hoqi dot.

VENEZIA 1-3 ATALANTA

Atalanta ngre kokën dhe fundos Venezian. Pas tre humbjeve radhazi, në javën e 34 të Serie A, skuadra e Gasperinit mundi 3-1 të besuarit e Zanettit dhe iu bashkua Fiorentinës dhe Lacios në luftën për Europën. Në Penzo, në pjesën e parë, zikaltrit dominuan zotërimin e topit, goditën dy shtylla dhe zhbllokuan ndeshjen me Pasalic (44'). Në pjesën e dytë Dea bëri diferencën dhe mbylli llogaritë me Zapatan (47') dhe Muriel (63'). Për Venecian, që shënoi me Crnigojn (81'), ishte humbja e tetë radhazi dhe tashmë renditja është e dëshpëruar.

TORINO 2-1 SPEZIA

Në ndeshjen e parë të javës së 34 të Serie A që (pothuajse) nuk kishte asgjë për t'i kërkuar klasifikimit, Torino mposhti Spezian 2-1 dhe konsolidoi vendin e 11 në renditje. Formacioni i Juric kaloi në epërsi në minutën e 3' me penalltinë e kthyer në gol nga Lukic (faull i Erlic ndaj Sanabrias). Granatat nuk mbyllën dot llogarinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit e rastet e humbura nga Seck, Singo dhe Pjaca, por ishte edhe njëherë Lukic që firmosi dygolëshin në minutën e 69. Në fushë nga minuta e parë, sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj ngushtoi diferencën në minutën e 97' me penallti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI