Flash

Video/ Guardiola nxjerr 'jashtë loje' Baren: Espanyol humbet në shtëpi, Sevilla e Bilbao godasin në transfertë

Lapsi.al 21 April 2022
Video/ Guardiola nxjerr 'jashtë loje' Baren: Espanyol humbet

Sevilla mban nën presion Barcelonën, për vendin e dytë në La Liga, ndërsa kalon jo pa vështirësi në fushën e Levantes, që është në zonën e rënies nga kategoria. E njëjta situatë edhe për Bilbaon, në fushën e Cadiz, që dorëzohet po 2-3 ndaj baskëve që janë gjithësesi jashtë Europës në vendin e tetë. Dështon Espanyol i Keidi Bares, që dorëzohet 0-1 ndaj Rayos, ndeshje që e vendosi goli i Guardiolës.

ESPANYOL - RAYO VALLECANO 0-1

Vetëm 45 minuta për Keidi Baren në ndeshjen që Espanyol humbi kundër Rayos në shtëpi. Mesfushori shqiptar nuk arriti të jepte më të mirën, duke e bërë teknikun Vicente Moreno ta zëvendësonte në pushim të ndeshjes. Ndeshjen e vendosi Sergi Guardiola në minutën e 43, me sulmuesin që shfrytëzoi një asist të Catena. Me këtë rezultat, Espanyol mbetet në vendin e 12 me 39 pikë, vetëm dy para Rayos, që ngjitet në vendin e 14, gjithësesi me të dy skuadrat larg rrezikut për mbijetesë.

LEVANTE - SEVILLA 2-3

Një skuadër e motivuar nga dëshira për të mbijetuar mund të krijojë probleme të mëdha, edhe kur përballë është një si Sevilla. Në transfertën e Levantes, andaluzianët e mendun të thjeshtë pas avantazhit të shpejtë të Coronas në minutën e 14, por përgjigja e vendasve ishte po aq blitz, me Morales që barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Gëzim i shkurtër, sepse pas 5 minutash Corona e detyroi edhe njëherë portierin Cardenas të nxjerrë topin nga rrjeta. Drama e vërtetë e ndeshjes megjithatë ishte rezervuar në 20 minutat e fundit, kur Morales pasti shansin e dytë për të barazuar, po me penallti, por këtë herë u tregua i pasuksesshëm. Përfitoi menjëherë Sevilla me Kounde që shënoi 1-3 në minutën e 81, në asistin e Rakitic, ndërsa Soldado ngushtoi difernecën tre minuta nga fundi. Andaluzianët me 63 pikë janë në vendin e tretë, ndërsa Levante është e parafundit me 25 dhe me 5 ndeshje të mbetura praktikisht e pashpresë, gjashtë pikë nga zona e shpëtimit.

CADIZ - ATHLETIC BILBAO 2-3

Athletic Bilbao e komplikon jetën vetë në transfertën me Cadiz, duke lejuar gati rikuperimin e plotë të vendasve që kërkojnë të mbijetojnë. Në avantazh që në minutën e 3 me Garcian, në asistin e Inaki Williams, baskët hodhën themelet e një ndeshje të thjeshtë. Munain shënoi golin e dytë në minutën e 22, me sulmuesin që gaboi penalltinë, por topin e rikthyer nga portieri e shtyu në rrjetë, ndërsa Vesga bëri tris në të 33, duke shkuar në dhomat e zhveshjes të sigurtë për një fitore të arritur. Llogaritë nuk ishin bërë me Cadiz që në minutën e 56 i dha shpresë vetes me golin e Perez. Kartoni i kuq i Vesga në të 71 i ndihmoi vendasit, që në superioritet numerik shënuar tre minuta nga fundi me Sobrinon, në asistin e Negredos. Me 31 pikë Cadiz rrezikon seriozisht, duke qenë vetëm një pikë larg zonës së rënies nga katergoria.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI