Flash

I vodhën orën prej 2 milionë euro, Leclerc 'fiton' Tapirin e Artë: "Ata bënë tamam një punë të mirë"

Lapsi.al 21 April 2022
I vodhën orën prej 2 milionë euro, Leclerc 'fiton'

Afrimi me Imolan nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Charles Leclerc, të cilit iu vodh një orë shumë e rrallë me vlerë rreth dy milionë euro, teksa po bënte një selfie në Viareggio. Pilotit të Ferrarit, në këtë pikë, nuk i mbetet vecse të ngushëllohet me Tapirin e Artë, që iu dorëzua nga Valerio Staffelli në Imola, nga emisioni 'Le Iene' në Italia 1.

"Ata bënë vërtet një punë të mirë, të organizuar dhe të shpejtë. Përveç orës, ky sezon është vetëm pozitiv për momentin. Dhe shpresoj që në çmimin e ardhshëm të madh, këtu në Itali, të mund të ketë ende kënaqësi: po ecim shumë shpejt" - tha piloti nga Monaco i argëtuar, pavarësisht humbjes së orës-xhevahir me vlerë të jashtëzakonshme. Leclerc, është lider i renditjes së Formula 1, në prag të fundjavës italiane, që do ta shohë atë duke garuar para tifozëve të Ferrarit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI