Flash

Navas paralajmëron PSG dhe Donnarumman: "Dua të luaj gjithnjë, nuk do të bëj një tjetër vit kështu"

Lapsi.al 21 April 2022
Navas paralajmëron PSG dhe Donnarumman: "Dua të luaj

Pas gabimit të Donnarummas ndaj Marsejës (që sidoqoftë nuk kishte komprometuar rezultatin përfundimtar), dje Pochettino zgjodhi Keylor Navas mes shtyllave, në fitoren e lehtë 3-0 të Paris Saint-Germain ndaj Angers, gjë që i afroi parisienët edhe më shumë drejt titullit kampion në Ligue 1. Por në funksion të sezonit të ardhshëm gjërat duhet të ndryshojnë, ky është paralajmërimi i portierit nga Kosta Rika për dualizmin me portierin italian: “Nuk më shkon mendja të jetoj sërish një situatë si këtë vit”.

Navas konfirmon se ka një "marrëdhënie të mirë me Donnarumma", por më pas shton "unë gjithmonë dua të luaj, të jem në fushë në të gjitha ndeshjet. Për të ardhmen duhet të marrim në konsideratë shumë gjëra". Duke folur për Canal +, 35 vjeçari (kontrata i skadon në vitin 2024), shton: "Familja ime është e lumtur në Paris, unë vetë jam mirë këtu dhe e ndjen se më duan. Do të shohim se çfarë do të ndodhë".

Ditët e fundit, l'Equipe kishte kthyer në qendër të vëmendjes edhe situatën e Donnarummas, një prej blerjeve të kërkuara nga Leonardo, i cili megjithatë mund të largohet në fund të sezonit pas dështimit në Champions League: do të ishin kështu në rrezik edhe operacionet e merkatos të kryera nga drejtori sportiv brazilian. Një rikthim në Milano duket i pamundur në Itali, me kuqezinjtë më shumë se të kënaqur me Maignan, ndërsa zërat për Juventusin dhe Interin mund të rikthehen. Për të mos përmendur ndonjë destinacion të huaj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI