Flash

“E hap gojën vetëm për të thënë ka**iqe”, Neymar shfryn inatin për një frazë të ish-mbrojtësit të Liverpool

Lapsi.al 20 April 2022
“E hap gojën vetëm për të thënë

Super performanca e Neymar kundër Marseille ka rikthyer vëmendjen tek numri 10 brazilian i PSG-së. Gazetat franceze pretendojnë se fondi katariot që zotëron klubin parisien është lodhur nga O'Ney, i cili gjithmonë ka pasur periudha të luhatshme nën hijen e Kullës Eifel. Përforcues i këtyre zërave ka qenë edhe Fabio Aurelio, ish-mbrojtësi i Valencias dhe Liverpool, i cili vuri në dyshim profesionalizmin e sulmuesit brazilian.

“Po të isha në vendin e tij do të isha shumë i zhgënjyer. Me ambiciet, cilësinë dhe talentin që ka, duket absurde që nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë - tha ish-mbrojtësi i krahut -. Ai i ka të gjitha kredencialet për ta bërë këtë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur me të. Ndoshta për të disa gjëra janë më të rëndësishme se futbolli…”.

Më pas Fabio Aurelio ka vazhduar, duke e rritur dozën e kritikës: “Ronaldo dhe Messi kanë qenë në nivelet më të larta për 15 vjet dhe nuk kemi dëgjuar kurrë për probleme jashtë fushës, Neymar është gjithmonë i përfshirë në gjëra të tilla. Ai duhet të qëndrojë larg këtyre gjërave, sepse ai është i aftë për gjëra të mahnitshme. Por mbase tani, në moshën e tij, nëse nuk kujdesesh për veten, mund të të kthehet kundër. Tani dallohet që nuk është aq në formë sa dikur. Por ai është ende i aftë të bëjë gjëra që nuk i pret”.

REPLIKA NË RREJETET SOCIALE E NEYMAR

“Moralisht jam i lodhur nga të gjithë këta ish-lojtarë që janë përreth dhe që hapin gojën vetëm për të thënë ka**iqe. Pesë minuta intervistë dhe gjithçka që bëri ishte të fliste për jetën e të tjerëve. Nëse doni të kritikoni, kritikoni. Por të flasësh për shkër***lliqe të tilla nuk është e mundur”. Në fund, O'Ney postoi në historitë e tij një screenshot të Wikipedias me të gjithë titujt që ka fituar, duke komentuar: "Jam vërtet i zhgënjyer. Oh!… E nuk i kam futur ende të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI