Flash

FOTO/ Festa e çmendur e Inter në dhomat e zhveshjes, Lautaro: "Jap gjithçka për këtë fanellë"

Lapsi.al 20 April 2022
FOTO/ Festa e çmendur e Inter në dhomat e zhveshjes, Lautaro:
"Jam i lumtur sepse do të luajmë një tjetër finale. Ne punojmë për këtë, për ta sjellë Interin gjithmonë e më lart. Sot e dëshmuam përsëri, njerëzit janë të lumtur për këtë. Tani le të shohim përpara". Lautaro Martinez është rikthyer vendimtar: pas golit ndaj Spezias, mbërrin dygolëshi në ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Kupës së Italisë, që e dërgon Interin në finale. "Sot prindërit e mi dhe familja ime ishin në stadium për të më parë. Golat janë për ta, të cilët më japin shtytje për të mos u rrëzuar", tha sulmuesi argjentinas në 'Coppa Italia live' në Mediaset. "Ka fjalë që nuk më pëlqejnë, por jap gjithçka për këtë fanellë - vazhdoi Lautaro - Nëse kjo fitore na jep forcë për kampionatin? Jemi të qetë. Kemi humbur pikë të rëndësishme dhe duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje. Mbeten edhe gjashtë javë dhe duhet t'i përballojmë të gjitha si këtë derbi”. “I them faleminderit shokëve të mi, në veçanti Darmian dhe Correas që më shërbyen dy topa të mrekullueshëm”, tha argjentinasi sërish për InterTV – Ky derbi sigurisht që na jep shumë besim, shumë lumturi. Derbi duhet fituar, sot ishte gjysmëfinale dhe barazimi pas ndeshjes së parë nuk mjaftonte. E përgatitëm mirë dhe e luajtëm mirë. Falenderoj tifozët, nxitja e tyre është thelbësore”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI