Flash

Rekord për Guinness: 1000 ndeshje radhazi në shtëpi të Middlesbrough, Alan nga 1983 gjithnjë prezent

Lapsi.al 19 April 2022
Rekord për Guinness: 1000 ndeshje radhazi në shtëpi të

Seria mahnitëse e ndeshjeve të njëpasnjëshme të Alan Gregory në shtëpi arriti në 1000 kur Huddersfield Town vizitoi Middlesbrough të hënën e Pashkëve. Gjithcka nisi nga e shtuna e 8 tetorit, kur në orën 16:10 lindi vajza e parë e Alan Gregory, Kirsty. Në anën tjetër të qytetit, pak a shumë në të njëjtën periudhë, Middlesbrough po humbiste 2-1 në shtëpi ndaj Blackburn Rovers, në Divizionin e Dytë, formatin e vjetër. Alan nuk kishte humbur asnjë ndeshje për dy vjet, por kuptohet që ai nuk mund të ishte në këtë rast atje. Ai u kthye në Ayresome Park dy javë më vonë për të parë Boro të fitonte me goleadë kundër Shrewsbury 4-0, me një dygolësh të David Currie dhe golat e Paul Ward dhe Heine Otto.

Alan nuk e dinte në atë kohë se ndeshja do të niste një seri të pabesueshme paraqitjesh të njëpasnjëshme që e panë atë të ndiqte 1000 ndeshje pa ndërprerje të Middlesbrough në shtëpi. Të hënën e Pashkëve, Alan, tani 62 vjeç, ndoqi ndeshjen e Championship kundër Huddersfield Town, që ishte e 1000-ta radhazi në shtëpi. Edhe pse skuadra e tij humbi 2-0, Alan thotë: "Unë e kam parë Boron sa herë që luan në shtëpi për gati 40 vjet, për keqardhjen e gruas sime Jayne. Kam humbur disa dasma dhe ngjarje të veçanta gjatë viteve dhe më duhej të isha i kujdesshëm në planifikimin e pushimeve në lidhje me ndeshjet në shtëpi. Por sa më shumë që vazhdonte seriali, aq më shumë doja ta mbaja atë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI