Flash

Skandali i Superkupës, Piqué me urgjencë para mediave: "Nuk kam asgjë për të fshehur"

Lapsi.al 19 April 2022
Skandali i Superkupës, Piqué me urgjencë para mediave:

Pas publikimit të disa dokumenteve konfidenciale dhe përgjimeve të rezervuara për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, Gerard Pique ka dalë menjëherë në një konferencë për shtyp, për të shpjeguar se çfarë ndodhi me kompaninë e tij të ngjarjeve sportive Kosmos dhe për tu mbrojtur nga akuzat. “Jam shumë krenar për këtë marrëveshje, sepse për futbollin spanjoll është një marrëveshje e rëndësishme, plotësisht e ligjshme dhe për mendimin tim nuk ka konflikt interesi – shpjegoi mbrojtësi i Barçës – nuk kam asgjë për të fshehur”.

Pique u shfaq në një konferencë për shtyp drejtpërdrejt në kanalin e tij Tëitch, në të cilën ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve që më shumë se 40 media të lidhura donin t'i bënin atij, mbi incidentin në lidhje me komisionet e përfituara nga spostimi i Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, për të cilën kompania e mbrojtësit Blaugrana perceptoi në total 24 milionë euro.

"Ajo që nuk do të bëj, është të marr vendime sipas asaj që mendojnë njerëzit - tha ai -. Nuk kam asgjë për të fshehur. Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe nëse është e nevojshme do të jem këtu deri në tre të mëngjesit". "Ne kemi kontakte të shkëlqyera në Lindjen e Mesme dhe njerëzit në Arabinë Saudite na thanë se donin të sillnin ndeshje futbolli në vendin e tyre - vazhdoi ai -. Duke parë panoramën, vendosëm të bisedonim me Rubiales (president i Federatës Spanjolle të Futbollit) për të parë nëse mund të ishin të interesuar të spostonin Superkupën jashtë Spanjës”. "Ne i propozuam Kosmos të ndryshojë edhe formatin - përfundoi Piqué -. Në fund të fundit ishte një sukses dhe njerëzit janë super të pasionuar".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI