Flash

Video/ Mourinho i prish festën Napolit: Spalletti sheh t'i venitet ëndërra titull në shtesë

Lapsi.al 18 April 2022
Video/ Mourinho i prish festën Napolit: Spalletti sheh t'i venitet

Përfundon 1-1 ndeshja mes Napolit dhe Romës, e vlefshme për javën e 33 të Serie A. Penalltisë së Insignes në fillim të ndeshjes (11'), i përgjigjet El Shaarawy në kohën shtesë (91'), pas një pjese të dytë në rritje për të besuarit e Mourinhos. Napoletanët rrëshqasin në -4 nga Milani kryesues dhe shohin ëndrrën titull të zbehet, ndërsa verdhekuqtë nuk humbasin terren ndaj Juventusit, megjithëse zona Champions mbetet 5 pikë larg.

Një shaka e hidhur për Napolin. Pikërisht kur zhgënjimi me Fiorentinën dukej i harruar, mbërriti El Shaarawy për të fshirë akoma më shumë nga shpresat për titull të skuadrës së Spallettit. Avantazhi erdhi pothuajse i menjëhershëm për napoletanët, me Insigne që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Roma nuk pati të njëjtin trajtim në pjesën e dytë, pavarësisht protestave të forta për shkak të një penalltie të padhënë, që i kushtoi vetëm përjashtimin e Fuzatos nga pankina. Por në fund, kur u duk se nuk kishte më kohë për asgjë, goli i barazimit 1-1 mbajti firmën e El Shaarawy. Inter dhe Milan e falënderojnë, ndërsa Mourinho mbetet i kapur pas trenit të Champions.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI