Flash

Video/ Shikoni çfarë i ndodh Westwood: duart në kokë e lot nga kundërshtarët për dëmtimin e mesfushorit

Lapsi.al 18 April 2022
Video/ Shikoni çfarë i ndodh Westwood: duart në kokë e lot

Dëmtimi horror i Ashley Westwood gjatë ndeshjes mes West Ham e Burnley, detyroi mesfushorin të largohej me barelë dhe me aparatin e oksigjenit të vendosur nga stadiumi i Londrës, pas vetëm 30 minutash, si pasojë e një kontrasti në dukje të padëmshëm me Vlasic.

Westwood u përpoq të merrte një top në mesfushë duke u futur në sparkatë ndaj kroatit, por ishte 32-vjeçari i Burnley ai që e pësoi më keq. Mesfushori kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore, ndërsa Vlasic sapo pa kundërshtarin e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte. 24-vjeçari i Hammers vuri duart në kokë dhe u rrëzua përtokë në gjunjë i tronditur. Stafi mjekësor i Burnley ndërhyri menjëherë dhe i vendosi Westwood një maskë oksigjeni, duke e larguar nga stadiumi me një barelë, nën brohoritjet e stadiumit.

FJALËT E TRAJNERIT TË BURNLEY

Nuk dihet ende për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, regjia britanike nuk është fokusuar te lojtari gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Megjithatë, duket se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në kavilje. Pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm i Burnley, Mike Jackson, ka folur për shtypin në lidhje me dëmtimin e mesfushorit: “Ajo që ndodhi me Ash nuk ishte e bukur për t'u parë dhe ndikoi te pjesa tjetër e lojtarëve. Ne jemi ende duke pritur për një përditësim mbi shkallën e dëmtimit, por ndoshta keni të drejtë që mund të jetë fundi i sezonit për të. Nga reagimi i lojtarëve shihej menjëherë se ishte serioze. Declan Rice erdhi menjëherë dhe tha se ishte serioze.

Megjithatë, trajneri shpreson se Westwood do të jetë në gjendje të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur: “Ashley ishte i mërzitur dhe kjo është një goditje e rëndë për grupin tonë, sepse ai vlerësohet shumë brenda skuadrës. Mendimet tona janë me të dhe të gjithë po kryqëzojmë gishtat që dëmtimi të mos jetë aq i rëndë sa parashikohet”.

https://www.youtube.com/watch?v=aii1TGN-u0k

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI