Flash

"Minuta e 7, të gjithë në këmbë për të brohoritur për Ronaldon": tifozët e Liverpool kanë një plan

Lapsi.al 19 April 2022
"Minuta e 7, të gjithë në këmbë për të
Rivalë në fushë, por respekt për kundërshtarin. Janë gjithnjë të vecantë tifozët e Liverpool, ndaj dhe ndoshta janë bërë edhe kaq të famshëm me himnin 'You're never ëalk alone'. Këtë herë, mbështetësit e Reds nuk do të lënë të ecë vetëm as Cristiano Ronaldo, që ka pësuar një dramë pikëlluese vetëm një ditë më parë. Kështu, kur Liverpool të luajë sonte në mbrëmje ndaj Manchester United, tifozët e Reds do të mbështesin portugezin, që një ditë më parë humbi një prej binjakëve të sapolindur. Një numër i tifozëve kanë postuar në Twitter se ata që do të shkojnë në stadium do të duartrokasin në minutën e shtatë në shenjë respekti për Ronaldon dhe Rodriguez. Një postim në Twitter shkruhej: "Sapo lexova se tifozët e Liverpoolit do të duartrokasin në mbështetje të Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes sonte. Tragjedia nuk ka ngjyra." Një tjetër nënvizoi: "Rivaliteti në anën tjetër. Jeta është shumë më e rëndësishme se rivaliteti i futbollit". Ndërsa një tifoz shkruajti: "Unë mendoj se tifozët tanë mund të tregojnë klas dhe të tregojnë mbështetjen për Cristianon dhe partneren e tij, pasi ata humbën djalin e tyre. Një duartrokitje në minutën e 7-të? Tregojuni tifozëve të tjerë se çfarë është dhembshuria e vërtetë. Rivaliteti nuk do të thotë asgjë në momente të tilla".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI