Flash

Tirana kampion që të dielën: bardheblutë e Shehit përgatiten për skenarin e mundshëm

Lapsi.al 19 April 2022
Tirana kampion që të dielën: bardheblutë e Shehit

Tirana kampion është vetëm cështje statistikash, edhe për më fanatikët e skepticizmit. Skuadra e Orges Shehit nuk e ka qepur ende në fanellë titullin e 26 kampion, por e ka në duar dhe askush nuk mund tia marrë. Probabiliteti këmbëngul me të madhe, me nga një humbje e dy barazime për cdo fazë e me 16 pikë avantazh që vrasin edhe ëndërrën më të cmendur të Lacit. Jo vetëm që bardheblutë nuk gabojnë asgjë, por me 7 javë të mbetura deri në fund të kampionatit, që në atë të ardhshme, vjen ‘match point’ i parë për kryeqytetasit.

Me llogari të bëra ata kanë nevojë vetëm për 5 pikë për tu shpallur kampionë, por kombinimi i duhur mund t’i kurorëzojë që në javën e 30 të Superiores: Tirana ka 66 pikë kunddrejt 50 të Laçit të vendit të dytë, në kohën kur në lojë janë 21 pikë të 7 ndeshjeve të mbetura. Nëse Tirana fiton përballë Kastriotit dhe në të njëjtën kohë, kurbinasit humbasin në transfertën me Kukësin e vendit të tretë, në lojë futet matematika. Diferenca bëhet 19 pikë mes dy vendeve të para dhe me 6 ndeshje të mbetura e 18 pikë në lojë titulli është i Shehit e të tjerëve. Kështu, për Seferin me shokë detyra është e thjeshtë, një fitore kundër Kastrioti në pritje të lajmeve nga sfida e ndjekësve.

Por edhe nëse diferenca mbetet e njëjtë, në përfundim të javës së 30, kryeqytetasit janë pastaj një fitore larg trofeut, çfarëdo të bëjnë kundërshtarët e tyre. E duke qenë se ndeshja përkon me sfidën direkte në transfertë me Laçin, edhe barazimi e shpall Tiranën kampion, që sidoqoftë duket një verdikt i vendosur: është vetëm cështje kohe…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI