Flash

FOTO/ "Mendimet tona janë për ty": Juventus dhe e gjithë bota e futbollit në mbështetje të Ronaldos për humbjen e të birit

Lapsi.al 19 April 2022
FOTO/ "Mendimet tona janë për ty": Juventus dhe e

"Mendimet dhe lutjet tona janë me ty, Georginën dhe me gjithë familjen në këtë moment”. Edhe Juventusi kërkon t’i qendrojë pranë Cristiano Ronaldos dhe, duke iu përgjigjur postimit të portugezit që njoftoi vdekjen, gjatë lindjes, të një prej binjakëve të tij, ka shprehur afërsinë e tij me lojtarin dhe familjen e tij. Përveç bardhezinjve, skuadrat e tjera të CR7 e treguan menjëherë ngrohtësinë e tyre, nga Sportingu i Lisbonës te Manchester United, duke kaluar nga Real Madrid, të gjithë gati për t'iu bashkuar zisë së tmerrshme të Ronaldos.

Kanë mbërritur gjithashtu shumë mesazhe ngushëllimi nga ish-shokët e skuadrës - nga Morata te Matuidi, për të përmendur vetëm dy, por edhe Usain Bolt, Dybala, Felipe dhe Pjanic - dhe kampionë të tjerë të sportit botëror. “Miku im – ka shkruar Pele për shembull –, të dërgoj lutjet dhe dashurinë time në këtë moment të vështirë. Zoti ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ndriçoftë çdo hap".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI