Flash

Del Piero president i Juventus: nëse ikën Agnelli, dorëhiqet Nedved e largohet Allegri

Lapsi.al 19 April 2022
Del Piero president i Juventus: nëse ikën Agnelli, dorëhiqet

Të gjithë të dhënat mund të ndërtojnë provën e një revolucioni të pashmangshëm në shtëpinë e Juventusit. Alex Del Piero që rikthehet në Stadium 10 vjet pas lamtumirës i përshëndetur nga ovacionet e publikut, kritikat në rrjetet sociale të Lapo Elkann ndaj Allegrit, deklaratat në favor të Conte nga Evelina Christillin, gjithmonë shumë pranë Juventusit, për Gazzetta dello Sport dhe një pakënaqësi e përgjithshme për administrimin e sezonit, po ushqejnë zërat për ndryshime të mundshme në sektorët kyç të shoqërisë torineze.

Hipoteza se Andrea Agnelli mund të zëvendësohet në krye të Juventusit nuk është e re. Që në fund të sezonit të kaluar u fol për mundësinë që John Elkann të vendoste në vend të tij motrën e tij Ginevra. Raportet mes presidentit aktual dhe Del Pieros nuk janë veçanërisht idilike dhe, në rast se Andrea do të largohej, flamuri i Juventusit mund të luante rolin e presidentit të nderit, duke kryer funksionet e ambasadorit të klubit me fuqi vendimmarrëse. E lehtë ta mendosh, në këtë pikë, se edhe Nedved do të detyrohej të dorërhiqej.

Pastaj është edhe kapitulli Allegri. Është e vështirë, nëse jo e pamundur, të mendosh se ai mund të largohet me një kontratë që skadon në vitin 2025 me shifra veçanërisht të shtrenjta. Megjithatë, nuk ka dyshim se situata e tij nuk është e qetë te Juventus. Gjithçka do të varet nga fundi i sezonit. Me një fitore të mundshme në Kupën e Italisë dhe sigurimin e mundshëm të vendit të katërt, viti i bardhezinjve mund të konsiderohet jo plotësisht i dështuar. Megjithatë, mbetet fakti se një largim nga skena i sponsorit kryesor të tij, Andrea Agnelli, mund ta shtyjë shoqërinë të bëjë zgjedhje të ndryshme. Allegri ka admirues në të gjithë Evropën dhe një thirrje e mundshme nga një klub prestigjioz do të vlerësohej me kujdes nga trajneri aktual i Juventusit. Tweet-et e Lapos dhe fjalët e Christillin (“E kujtoja me më shumë uri dhe dëshirë për hakmarrje, tani duket pak i kënaqur, më i miri është Conte), megjithatë, lënë të kuptohet qartë se Max nuk gëzon më besimin e pakufizuar të mjedisit bardhezi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI