Flash

Goli i anulluar Milanit/ Mariani aplikoi rregulloren, Cesari ka dyshime: "Portieri e sheh topin"

Lapsi.al 20 April 2022
Goli i anulluar Milanit/ Mariani aplikoi rregulloren, Cesari ka dyshime:

Një episod i destinuar të shkaktojë shumë diskutime, ai që ndodhi rreth minutës së 20 të pjesës së dytë, në derbin e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit: në zhvillimin e një këndi në favor të kuqezinjve, Bennacer godet fluturimthi duke lënë Handanovic të palëvizshëm për golin që do të kishte ngushtuar distancën në 2-1. Zikaltrit protestuan për një prekje me dorë nga Tomori, por pamjet tregojnë qartë se anglezi ka përdorur gjoksin. Mariani, megjithatë, priti konfirmimin, pasi në momentin e goditjes Kalulu ishte përtej vijës mbrojtëse të kundërshtarit. Arbitri i ndeshjes u thirr në monitor nga VAR për të vlerësuar nëse pozicioni jashtë loje është aktiv apo jo dhe pas një rishikimi të gjatë ai vendos që francezi është në rrugën e topit në momentin e goditjes dhe, për rrjedhojë, mund të ketë ndikuar te Handanovic: gol i anuluar.

Graziano Cesari në anën tjetër ka mbetur plot dyshime, pavarësisht interpretimit të rregullores nga arbitri. Në moviolën e bërë prej ish-arbitrit në Canale 5, ai ka shpjeguar: "Vrapimi i Kalulu është horizontal, por Handanovic e sheh topin të niset, më shumë se çdo gjë tjetër janë lojtarët e Interit që pengojnë shikimin e tij. Është një pozicion jashtë loje subjektiv, i interpretueshëm: kam shumë, shumë dyshime”.

https://www.youtube.com/watch?v=yQ2DYAZ3-rk

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI