Flash

“Nuk është klubi për të cilin kam luajtur”: Keane i trishtuar kur sheh United, tifozët fajësojnë Maguire

Lapsi.al 20 April 2022
“Nuk është klubi për të cilin kam luajtur”:

Manchester United është shembur përballë Liverpool dhe kritikat nuk mund të mungonin për formacionin e Rangnick. Nuk pati asnjë histori në Anfield, skuadra e Klopp fitoi 4-0 dhe mori momentalisht kryesimin e renditjes në Premier League. United, nga ana tjetër, është vetëm i gjashti dhe mbetet -3 pas Tottenhamit, i katërti në renditje. Përballë katastrofës së Djajve të Kuq, kanë shpërthyer komentet negative. Për tifozët është i gjithi faji i Maguire, për ish-kapitenin Roy Keane zemërimi është kthyer në trishtim.

Ish-kapiteni, i cili ka fituar shtatë tituj kampion në Old Trafford në 12 vjet, beson se klubi i sotëm “nuk pasqyron” skuadrën për të cilën ka luajtur ai. E nëse më herët e pushtonte zemërimi, tani ka mbetur vetëm trishtimi: “Si tifoz i Manchester United në fillim të sezonit kisha zemërim – shpjegon Keane për Sky Sports – Tani kam vetëm trishtim. Shikoni skuadrën sot, nuk mendoj se kishte zemër, shpirt, asnjë lider, atyre u mungon cilësia e vërtetë. E ndjeje se Liverpool mund të shënonte sa herë që shkonte përpara. Ata kanë nevojë për një trajner të ri, kanë nevojë për lojtarë të rinj dhe për të shitur”.

Ky, shpjegon ish-lojtari, nuk është United i tij: “Është shumë e trishtueshme të shohësh United, nuk është fare klubi për të cilin kam luajtur unë, nuk pasqyron atë United. Ata nuk luajnë me krenari. Është shumë e trishtueshme të shikosh këtë ekip. As nuk afeksionohesh dot me këtë ekip. Cila është kultura e terrenit stërvitor? Cila është kultura me lojtarët? Kush po i ndihmon këta djem? Unë kurrë nuk kam dëgjuar për kaq shumë lojtarë që duan të largohen. Janë me pushime, janë shuar. Shkojnë në Anfield, nuk duken gjëkundi, humbasin 4-0, shtrëngojnë duart. Duhet të fshiheshin në ndonjë vend më mirë”.

PËR TIFOZËT ËSHTË FAJI I MAGUIRE

Megjithatë, për shumë tifozë, humbja e Anfield ka vetëm një emër: Maguire. Kapiteni i United, sipas tifozëve, është fajtor për të paktën dy nga golat që ka pësuar skuadra. Madje, në disa raste lojtari është parë më afër mesfushës sesa mbrojtjes dhe tifozët nuk falin.

"Përse është ngjitur deri në mesfushë nëse pas ka lënë një vrimë në qendër të mbrojtjes?”, shkruan dikush. E një tjetër shton: “Ky nivel mbrojtjeje është për Premier League?”. Një sezon për t'u harruar për mbrojtësin dhe një natë për t'u harruar për United.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI