Flash

Skenari i bujshëm nëse largohet Agnelli: Allegri ikën te PSG e Conte rikthehet te Juventus

Lapsi.al 20 April 2022
Skenari i bujshëm nëse largohet Agnelli: Allegri ikën te PSG e

Një përmbysje në rangun e lartë të drejtuesve të Juventusit duket gjithnjë e më i afërt. John Elkann po mendon një ndryshim që prek presidencën dhe rolet e tjera ekzekutive. Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved duket se janë kandidatët më seriozë për t'i dhënë lamtumirën klubit bardhezi, me Del Pieron të gatshëm të rikthehet dhe të nisë një aventurë të re. Ndryshimet në nivelet më të larta, megjithatë, mund të trazojnë edhe aspektin teknik me një ndryshim të bujshëm në pankinë.

Max Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe është një kontratë veçanërisht e rëndë. Një shkarkim i tij nuk mund të imagjinohet, por mund të jetë vetë tekniku, në rast se largohet Agnelli, mbështetësi i tij i parë në krye të shoqërisë, që të vendosë t'i dorëzohet interesimit të PSG-së, që e ka vënë menjëherë në qendër të vëmendjes që kur vendosi t'i thotë lamtumirë Pochettinos në fund të këtij sezoni. Allegri, në të kaluarën e afërt, refuzoi Real Madridin, por situata tani është ndryshe. Në Paris nuk kanë kultin madrilen të futbollit ofensiv dhe do të ishin të lumtur të shënonin pikë dhe të fitonin edhe pa shijuar një ekip spektakolar.

Nëse do të kishte një ndryshim të presidencës, atëherë Antonio Conte mund të rikthehej te Juventus. Që nuk ka raporte të mira mes tij dhe Andrea Agnellit e tregon edhe sherri publik në Allianz Stadium në Kupën e Italisë të vitit të kaluar. Trajneri i Tottenham, në fakt, ishte tashmë gati të rikthehej në verën e 2019, por vetoja e presidentit çoi në zgjedhjen e Sarrit. Në rast të një drejtuesi të ri të shoqërisë, Conte do të ishte i lumtur të rikthehej, madje duke hequr dorë nga paga e lartë që po i garanton Tottenham dhe duke ndërprerë një kontratë që e lidh atë me londinezët deri në qershor 2023, me një opsion për vitin e ardhshëm,për shifrën e 17, 6 milionë euro në sezon (rreth 15 milionë stërlina).

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI