Flash

Duartrokitjet e minutës së 7 në Anfield, e motra e Ronaldos i falenderon: "Nuk do ta harrojmë kurrë"

Lapsi.al 21 April 2022
Duartrokitjet e minutës së 7 në Anfield, e motra e Ronaldos i

"Faleminderit për atë që bëtë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë." Cristiano Ronaldo mbetet ende në heshtje, i tronditur nga humbja e njërit prej binjakëve gjatë lindjes së partneres së tij Georgina Rodriguez. E ndërkohë, motra e kampionit portugez Elma dos Santos Aveiro është kujdesur të falënderojë tifozët e Liverpool për nderimin prekës për vëllain e saj: në minutën e 7 të ndeshjes së Reds kundër Manchester United, i gjithë publiku në Anfield u ngrit në këmbë për të duartrokitur dhe kënduar, duke i dedikuar CR7 himnin e tyre 'Nuk do të ecësh kurrë vetëm'. Një gjest që do të mbetet i skalitur në kujtesë.

Motra e Cristiano Ronaldos komentoi edhe fjalët e teknikut të Liverpool, Jurgen Klopp (“7 ishte e mrekullueshme, i jemi afër Ronaldos”): “Faleminderit Zotit që ka ende njerëz të mirë në botë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe respektin për vëllain tim të dashur”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI