Flash

Video/ Ligue 1, PSG nuk shpallet dot kampion: mposht Angers, por fiton edhe Marseille

Lapsi.al 20 April 2022
Video/ Ligue 1, PSG nuk shpallet dot kampion: mposht Angers, por fiton edhe

Vetëm një pikë e ndan PSG-në nga titulli kampion i Francës. Në fakt, në javën e tridhjetë e tretë të Ligue 1, parisienët fituan 3-0 në Angers me Mbappé (28'), Sergio Ramos (47') dhe Marquinhos (77'), por Marseille fitoi 3-2 me Nantes falë një dygolëshi me penallti të Payet dhe golin e Harit dhe mbetet -15 nga kreu, me pesë ndeshjet nga fundi: vetëm diferenca e golave e mban ekipin e Sampaolit ende në garë.

ANGERS-PSG 0-3

Festë e shtyrë për PSG, që nuk u kurorëzua si kampion i Francës, por është dukshëm afër titullit: falë fitores 3-0 ndaj Angers, mjafton një barazim me Lens në ndeshjen tjetër. Sfida ishte menjëherë e vështirë për vendasit, të cilët humbën Ningën për shkak të dëmtimit në minutën e 14. Parisienët kaluan në avantazh në minutën e 28 falë të zakonshmit Kylian Mbappé, i cili kontrolloi topin e pasuar nga Hakimi, depërtoi në qendër dhe me një goditje me të majtën mposhti Mandrean. Para pushimit erdhi edhe dyfishimi: krosimi i Di Marias, në zhvillimin e një këndi, ishte i saktë për Sergio Ramos, që me kokë shënoi 2-0 për djemtë e Pochettinos. Në pjesën e dytë, miqtë i afrohen disa herë trisit me Wijnaldum, ndërsa Angers nuk bëri asgjë më shumë se një penallti, të anulluar më pas nga VAR, duke qenë se Kehrer e preku topin pa bërë faull në zonë. Megjithatë, trisi mbërriti në minutën e 77 me goditjen me kokë të Marquinhos, i cili shënoi në asistin e dytë të Di Marias në këtë mbrëmje. Episodi i fundit i ndeshjes është kartoni i kuq për të riut parisien Michut, por thelbi nuk ndryshoi: PSG fitoi 3-0 dhe arrin një pikë nga titulli i dhjetë në histori. Nga ana tjetër, Angers mbetet në kuotën e 34 pikëve, +3 nga vendi i tretë nga fundi.

Ligue 1 France

Bordeaux 2-2 Saint-Etienne

Lorient 1-0 Metz

Monaco 1-0 Nice

Reims 2-1 Lille

Troyes 0-1 Clermont Foot

Angers 0-3 Paris Saint-Germain

Brest 2-1 Lyon

Lens 2-0 Montpellier

Marseille 3-2 Nantes

Strasbourg 2-1 Rennes

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI