Flash

Video/ Juventus në finalen e Kupës së Italisë: Bernardeschi e Danilo çojnë Allegrin përballë Interit

Lapsi.al 20 April 2022
Video/ Juventus në finalen e Kupës së Italisë: Bernardeschi

Finalja e Kupës së Italisë 2021/2022 do të jetë Inter-Juventus. Pas fitores së ngushtë në Franchi, skuadra e Allegrit mposht 2-0 Fiorentinën edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales dhe fiton të drejtën e kalimit për aktin e fundit të turneut. Në Stadium u luajt me ritme të larta dhe rivalitet të fortë. Pas një fillimi të mirë për Violën dhe disa rasteve të humbura nga Vlahovic, gafa e Dragoëskit që doli bosh i dha mundësinë Bernardeschit (32') të zhbllokonte ndeshjen me një goditje fantastike me të majtën. Gol që në fakt shënjoi ndeshjen dhe kualifikimin e bardhezinjve. Në pjesën e dytë, Fiorentina tentoi të reagojë, por bardhezinjtë mbrojtën rezultatin, goditën shtyllën me Zakarian dhe në shtesë mbyllin llogarinë me Danilon (94'), që shënoi me kokë golin e dytë.

Juve i dhuron kështu vetes finalen e Kupës së Italisë kundër Interit (në 11 maj në Olimpico), Allegri mundësinë e tij të pestë personale (gjithmonë me bardhezinjtë). Për torinezët është fitorja e tretë në tre ndeshjet sezonale ndaj Fiorentinës: në dy të mëparshmet skuadra e Allegrit kishte fituar ngushtë 1-0, ndërsa sonte kaloi me rezultatin 2-0, në pritje të përplasjes së katërt, në javën e fundit të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI