Flash

UEFA fiton apelin me Super League: ja çfarë do të ndodhë me Juventus, Real Madrid e Barcelona

Lapsi.al 21 April 2022
UEFA fiton apelin me Super League: ja çfarë do të ndodhë

Super League e UEFA vazhdojnë të prodhojnë lajm. Beteja ligjore mes palëve është larg të qenit e përfunduar dhe në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës, Gjykata e Madridit, që i kishte vendosur UEFA-s urdhërin për tërheqjen e dënimeve të parashikuara për Barcelonën, Juventus dhe Real Madrid, ka pranuar apelimin e institucionit që drejton futbollin kontinental, duke riaktivizuar kështu gjithçka. Procesi i hetimit të UEFA-s, në këtë pikë, mund të rifillojë sërisht e mund të çojë në sanksione të rënda.

Kryegjyqtari i ri i seksionit 17 të Gjykatës së Madridit, në shqyrtimin e ankesës së bërë nga UEFA, lëshoi një urdhëresë prej 18 faqesh, në të cilat në fakt anulohet vendimi për revokimin e sanksioneve ndaj tre klubeve, të cilët “ishin në dijeni të pasojave të mundshme, që nuk i penguan ato në miratimin e angazhimeve financiare, kështu që nuk mund të shfajësohen apo supozohen të frustruar nga sanksionet e mundshme”.

ÇFARË NDODH TANI - Juventus, Barcelona dhe Real Madrid kanë njoftuar tashmë një apel të mëtejshëm, por ndërkohë procedura e nisur nga UEFA do të rihapë procesin që mund të çojë në dënime të reja ndaj tre klubeve: 100 milionë euro gjoba dhe përjashtim nga kupat për 1-2 vjet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI