Flash

Rebelohen klubet e vogla në Itali: modifikimi i Dekretit të Rritjes favorizon Inter, Juventus e Milan

Lapsi.al 23 April 2022
Rebelohen klubet e vogla në Itali: modifikimi i Dekretit të Rritjes

Një tjetër mungesë në Botëror nuk mund të konsiderohet rastësis dhe në Itali janë shumë të shqetësuar për të bërë lëvizjet e duhura që kjo situatë të mos përsëritet më. Mosvlerësimi i të rinjve që vijnë nga akademitë e shtëpisë duket se është evidentuar si shkaku kryesor për mungesën e rezultateve, kështu që aktualisht është duke u studiuar një ndryshim në Dekretin e Rritjes, një pikë shumë delikate që madje mund të rezultojë joproduktiv.

Nisma, në fakt, kërkon të rishikojë rregullin që përjashton pagat e sportistëve të huaj (ose të jorezidentëve në Itali prej dy vjetësh) me 50% nga taksat, duke vendosur një barrierë që vlen vetëm për ato mbi 2 milionë euro bruto pagë vjetore.

Amendamenti, i mbështetur nga Federata italiate e shoqata e futbollistëve, është i motivuar me pengimin që Dekreti i rritjes i ka bërë lojtarëve italianë: "Siç është zbatuar deri më tani, Dekreti i Rritjes gjeneron efekte deformuese, duke varfëruar rritjen e talenteve italiane. Eliminimi i këtij rregulli do të ishte tashmë një përgjigje e parë pozitive për rritjen dhe zhvillimin e lojtarëve italianë në interesin e përgjithshëm të sistemit kombëtar të futbollit”.

Praktikisht, sipër kësaj shifre klubet do të kenë ende avantazhin e tyre të rëndësishëm tatimor, ndërsa më poshtë jo. Është e qartë se nëse shoqëritë e mëdha, të cilave nuk u mungojnë pagat milionere, do të mund të vazhdonin të buzëqeshnin, por do të ishte një goditje shumë e rëndë për ato të voglat dhe të mesmet që do të shihnin hendekun mes tyre të rritur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI