Flash

Video/ Mourinho nuk i prish punë Interit për titullin: Roma e tij shpartallohet në San Siro

Lapsi.al 23 April 2022
Video/ Mourinho nuk i prish punë Interit për titullin: Roma e tij

Inter mposht Romën 3-1 në ndeshjes e javës së 34 të Serie A dhe kaloi përkohësisht Milanin në krye të renditjes. Mourinho nuk i prish punë ish-skuadrës që e ka ngritur në piedestal, duke kompromentuar shansin për të arritur zonën Champions. Ndeshje pa histori në San Siro: në pjesën e parë golat e Dumfries dhe Brozovic tronditën verdhëkuqtë, ndërsa në pjesën e dytë goditja me kokë e Lautaros siguroi rezultatin. 5 minuta nga fundi erdhi goli i flamurit i shënuar nga Mkhitaryan. Zikaltrit kthehen në komandë të paktën për një natë, ndërsa verdhekuqtë shohin të zhduken shpresat për Champions.

Interi nuk ndalet më: pasi rrëzuan Milanin dhe morën finalen e Kupës së Italisë, zikaltrit likuiduan edhe Romën e ish-it të madh Jose Mourinho, duke arritur fitoren e katërt radhazi në Serie A për të marrë kreun vetmitar të renditjes, në pritje të Lazio-Milan dhe, mbi të gjitha, rikuperimin e të mërkurës ndaj Bolonjës. Kampionët në fuqi konfirmuan momentin e tyre të artë me një ndeshje praktikisht të përsosur për intensitet, cilësi dhe dëshirë për të fituar, duke asgjësuar me cinizëm të madh një kundërshtar që nuk ishte kurrë realisht i rrezikshëm dhe me mendjen ndoshta në gjysmëfinalen e Conference League.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI