Flash

Video/ Bayern kampion i Gjermanisë: 3-1 në sfidën direkte me Dortmund dhe rekord absolut në Europë

Lapsi.al 23 April 2022
Video/ Bayern kampion i Gjermanisë: 3-1 në sfidën direkte me

Tre javë para kohe, Bayern Mynih shpallet kampion i Gjermanisë për herë të 32 në histori: e dhjeta radhazi. Është një seri rekord në pesë kampionatet më të rëndësishme në Evropë. Bavarezët triumfojnë në përfundim të ndeshjes direkte në shtëpi ndaj Borussia Dortmund, me rezultatin 3-1 me golat e Gnabry, Lewandowski dhe Musialas. Në ndeshjet e tjera, humbje surprizë brenda për Leipzig, tashmë i katërti për shkak të parakalimit nga Leverkusen. Bayer, nga ana tjetër, u imponua 1-4 në shtëpinë e Furth. Barazime spektakolare mes Eintracht Frankfurt e Hoffenheim (2-2) e Freiburg kundër Borussia Monchengladbach (3-3). Fitore 3-1 në shtëpi për Koln përballë Arminia Bielefeld.

Mungonte vetëm zyrtarizimi i titullit të dhjetë në Gjermani i fituar radhazi nga Bayern Mynih dhe siguria matematike nuk mund të ishte më e bukur se ajo e mbërritur në shtëpi, në përballjen direkte ndaj Borussia Dortmund, të vendit të dytë. Kampionat tashmë i përfunduar katër javë nga fundi: +12 e krijuar është matematikisht e pakalueshme. Rezultati i ndeshjes së madhe në Allianz Arena u zhbllokua pas çerekore lojë: në zhvillimet e një goditje këndi, Goretzka uli topin për Gnabry, që shkarkoi të djathtën fluturimthi pa i lënë asnjë shans Hitz. Pas një goli tjetër të Gnabry, por këtë herë i anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje të Coman, kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë bënë 2-0 në minutën e 34: Zagadou humbi në mënyrë flagrante një top para zonës së tij të penalltisë, duke i dhënë mundësinë Muller të vertikalizonte për Lewandowskin që nuk gaboi.

Ndoshta me mendjen në festën e afërt, bavarezët rrezikuan shumë në fillimin e pjesës së dytë: Emre Can rihapi gjithçka me një penallti, të akorduar për faullin e Kimmich ndaj Reus, por ky i fundit humbi mundësinë për 2-2 pak minuta më vonë. Psherëtimë lehtësimi për Nagelsmann, sepse lojtarët e tij fiksojnë trisin në minutën e 77' me Musialën. Palmaresi tani thotë se janë 32 titujt kampion të fituar në historinë e Bayernit. Meisterschale është i bavarezëve dhe askush nuk mund të bëjë dot asgjë për ta ndryshuar tani. Dortmundit do t'i duhet vetëm të mbrojë vendin e dytë me qetësi në 270 minutat e fundit të sezonit.

Bundesliga Germany

Eintracht Frankfurt 2-2 Hoffenheim

FC Cologne 3-1 Arminia Bielefeld

Freiburg 3-3 Borussia Monchengladbach

Greuther Furth 1-4 Bayer Leverkusen

RB Leipzig 1-2 Union Berlin

Bayern Munich 3-1 Borussia Dortmund

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI