Flash

Video/ Magjia e Brojës ka mbaruar, 10 minuta në 2-2 me Brighton: Chelsea i falet Pulisic në shtesë

Lapsi.al 24 April 2022
Video/ Magjia e Brojës ka mbaruar, 10 minuta në 2-2 me Brighton:

Chelsea hipotekon kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë fitores 1-0 në derbin ndaj West Ham, në javën e 34 të Premier League. Në Stamford Bridge, Blues humbin shansin më të mirë me Jorginhon, një tjetër gabim nga pika e bardhë e penalltisë për italianin, por pastaj shpëtojnë në minutën e 90 falë golit vendimtar të Pulisic. Në ndeshjet e tjera, goditje për mbijetesën e Burnley ndaj Wolverhampton, ndërsa përfundon 2-2 mes Brighton e Southampton, me Brojën në fushë vetëm në 10 minutat e fundit.

CHELSEA-WEST HAM 1-0

Chelsea siguron kualifikimin në Champions League duke forcuar vendin e tretë, ndërsa për West Ham vjen një befasi që mund t'i kushtojë shtrenjtë për zonën Europiane. Pjesa e parë ishte e ngadaltë dhe pa emocione, ndërsa në pjesën e dytë dy skuadrat tentuan më shumë dhe episodi kyc mund të ishte ai i minutës së 87 kur Dawson mbajti nga krahu Lukakun në zonë dhe arbitri akordoi penallti për Blues, duke nxjerrë me karton të kuq mbrojtësin e West Ham. Megjithatë, nga 11 metra, Jorginho konfirmoi sezonin e keq me një goditje të dobët dhe qendrore të pritur nga Fabianski. Dëshpërimi i Tuchel, megjithatë, zgjati vetëm tre minuta, pasi Pulisic korrigjoi gabimin e Jorginhos duke shënuar golin e fitores. Hammers tani mund të përqendrohen në gjysmëfinalen e Europa League.

BURNLEY-WOLVES 1-0

Në garën për Evropën, Wolverhampton rrëzohet në Burnely dhe Wolves mbeten të tetët me tre pikë pas West Ham. Nga ana tjetër për vendasit një fitore thelbësore për sa i përket shpëtimit. Mjaftoi një gol i Vydra në minutën e 62 për të mposhtur lojtarët e Lage, të cilët më pas nuk arritën të reagojnë dhe çajnë murin e Burnely.

BRIGHTON-SOUTHAMPTON 2-2

Gola dhe spektakle në ndeshjen mes dy skuadrave në mesin e tabelës tashmë të sigurta dhe pa ambicie për Europën. Brighton shkoi deri në 2-0 falë golit të menjëhershëm të Welbeck dhe autogolit të Salisu, por Ward-Prose nënshkroi dygolshin mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë që shpëtoi Southampton. 10 minuta pa gjurmë për Brojën, që nuk po arrin të ketë impaktin e fillimit të vitit për Saints.

Premier League England

Brighton & Hove Albion 2-2 Southampton

Burnley 1-0 Wolverhampton Wanderers

Chelsea 1-0 West Ham United

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI