Flash

Video/ PSG shpallet kampion në Ligue, tifozët e kontestojnë: titulli i tetë në 10 vitet e fundit për parisienët

Lapsi.al 24 April 2022
Video/ PSG shpallet kampion në Ligue, tifozët e kontestojnë:

Pas hapit të gabuar në sezonin e kaluar, PSG tani komandon zyrtarisht listën e nderit të Ligue 1. Kampionati është matematikisht i tij për herë të 10 në histori (e teta në 10 vitet e fundit), në nivel të njëjtë me Saint-Étienne, pas barazimit 1-1 në Parc des Princes kundër Lens. Triumfi, katër javë nga fundi, erdhi pas avantazhit që mban firmën e Messit (68') dhe barazimit të Jean (88'). Por ultrasit e PSG-së nuk janë fare të kënaqur dhe e kanë kontestuar ekipin edhe pas shpalljes kampion.

Sigurisht nuk do të jenë tetë javët e pabesueshme nga fundi i kampionatit me të cilat PSG u kurorëzua kampion i Francës në vitin 2016, megjithatë, kryeqytetasit siguruan rezultatin minimal të pritur prej tyre në fillim të sezonit, kur kanë mbetur edhe 360 minuta për të luajtur në Ligue 1, dhe (ndoshta) do të mund të rregullojë raportet me publikun e tyre (një pjesë e tyre që ende kontestojnë klubin) pas zhgënjimit të largimit të parakohshëm nga Champions League në ndeshjen kundër Real Madrid. Në natën e festës në Parc des Princes, një Lens që luajti me zemër mori në shtëpi një 1-1 të rëndësishme, por që nuk i pengoi të besuarit e Pocchettinos të siguronin titullin pavarësisht asaj që do të bëjë Marseille sonte në fushën e Reims. 78 pikët, me 4 javë të mbetura janë një kufi ku vendi i dytë nuk mund të arrijë, duke qenë se ka 62 pikë, përpara ndeshjes së mbrëmjes.

Skuadra e Pochettinos, pavarësisht triumfit në Ligue 1, u sfidua edhe një herë nga ultrasit e tyre në stadium, të cilët nuk arrijnë të kapërcejnë ende flakjen e panumërt jashtë Champions League dhe u larguan nga stadiumi në shenjë proteste kur erdhi koha për të festuar. “Nuk e kuptoj qëndrimin e tyre, ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë, e bëjmë me zemër. Jemi njerëz normalë, mund të kemi momente të mira apo të këqija...”, ishin fjalët e Verrattit, që tregojnë situatën delikate në kampin e PSG.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI