Flash

Video/ "Do më pëlqente që Inter të fitonte titullin": Mourinho del hapur, pas koreve të dedikuara në San Siro

Lapsi.al 24 April 2022
Video/ "Do më pëlqente që Inter të fitonte
Ashtu si parashikohej, Inter mundi Romën e tifozët zikaltër i këndonin kore José Mourinhos. Special One nuk mund të mos e pranojë epërsinë e kundërshtarit pas 3-1 të pësuar ndaj Interit në San Siro: "Ata janë shumë të fortë, më të fortët në kampionat - tha trajneri i Romës për Dazn në fund të ndeshjes - Ata kanë shumë lojtarë që janë "bisha" nga pikëpamja fizike. Për t'i mundur ata çdo gjë duhet të jetë perfekte, ne nuk ishim." Pak dyshime, pastaj se për kë portugezi bën tifo në garën për titullin kampion në Serie A: “Unë e dua Interin dhe ata më duan mua, do të doja që Interi të fitonte kampionatin, tani mund ta them, por para ndeshjes doja vetëm të fitoja”. Portugezi, që me verdhekuqtë që humbisnin në fushë, mori mbështetjen e gjithë stadiumit me kore të dedikuara, gjithësesi e komplimentoi skuadrën e tij: "Ne patëm një rast shënimi të shkëlqyer me Manicnin me rezultatin 0-0, dhjetë sekonda më vonë pësuam gol. Patëm një humbje besimi dhe përqendrimi në 10-15 minutat e fundit të pjesës së parë dhe në të dytën pësuam gol nga një top joaktiv ndaj një ekipi shumë të fortë në këtë profil. Humbëm një ndeshje pas një kohe të gjatë, por e bëmë kundër një ekipi që ishte më i fortë se ne dhe kjo nuk na krijon probleme". Kompilimenta edhe për arbitrin: “Sozza pati një ndeshje të vështirë, jam i lumtur për të sepse arbitroi mirë dhe lojtarët e dy skuadrave e ndihmuan. Nëse do të ishte ai në vendin e Di Bellos javën e kaluar, do t'i kishim marrë tre pikë Napolit”. https://youtu.be/FhT8fwUZwR8

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI