Flash

Roma punëson një konsulent arbitrimi: Mourinho në punë me Calvarese për rregulloren e VAR

Lapsi.al 30 January 2022
Roma punëson një konsulent arbitrimi: Mourinho në punë me

Roma i beson Giampaolo Calvareses për të ndihmuar lojtarët dhe stafin stërvitor që të kuptojnë më mirë episodet e arbitrimit, protokollin VAR dhe rregulloren: ish-arbitri, 157 paraqitje në Serie A, është bërë konsulent i verdhekuqtë dhe tashmë ka filluar të takohet prej disa ditësh në Trigoria me ekipin e parë, të rinjtë, por edhe me skuadrën e femrave. 'Leksionet' fokusohen si në analizën e episodeve të ndodhura në ndeshjet e luajtura, ashtu edhe në një qasje më teorike mbi rregulloret dhe ekipet e arbitrave me të cilat Roma do të duhet të përballet nga tani deri në fund të kampionatit.

Një lëvizje e Romës për të përgatitur sa më mirë skuadrën dhe stafin teknik si për impaktin me ndeshjet ashtu edhe për përballjen në fund të sfidave për çështje të ndezura arbitrimi, duke pasur parasysh polemikat e shumta sezonale (mjafton të kujtosh golin e kontestuar të anuluar ndaj Abraham në ndeshjen me Juventus) . Calvarese, ndeshja e fundit e të cilit në Serie A ishte ajo e polemikave Juve-Inter 2021, nuk do të ketë një zyrë në Trigoria, por do të jetë një konsulent i jashtëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI