Flash

FOTO/ Ishte futur tre herë në shtëpinë e saj: arrestohet përndjekësi i yllit të tenisit

Lapsi.al 29 January 2022
FOTO/ Ishte futur tre herë në shtëpinë e saj: arrestohet

Emma Raducanu mund të marrë frymë e lehtësuar. Policia britanike ka arrestuar njeriun që është futur tre herë në shtëpinë ku ylli i tenisit jeton me prindërit e saj në periferi të Londrës. Përndjekësi quhet Amrit Magar, është 35 vjeç dhe është i martuar. I papunë, ai ishte i fiksuar pas vajzës 19-vjeçare britanike, e cila u shfaq kudo në Britani pas suksesit në Us Open 2021.

Burri pretendonte se ishte i dashuruar me të dhe kishte arritur të gjente edhe adresën e saj, duke lënë shënime dhe "shenja dashurie". Herën e parë që arriti të hynte në shtëpinë e kampiones, përndjekësi kishte lënë një letër “dashurie”. Herën e dytë, ndërkohë, ai kishte lënë një hartë që tregonte gjithë rrugën që kishte bërë për të arritur tek ajo. Më në fund, më 4 dhjetor, ai kishte zbukuruar një pemë në kopshtin e shtëpisë së Raducanu me dekorime Krishtlindjesh. Magar kishte vjedhur edhe një atlete të lënë jashtë derës duke menduar se i përkiste Emma Raducanut, ndërsa në të vërtetë ishte e babait të saj Ian. Ky i fundit falë kamerës së vëzhgimit e ka njohur burrin dhe më pas ka vendosur ta ndjekë duke lajmëruar policinë. I arrestuar pak më vonë, Magar rrëfeu se kishte vjedhur këpucën vetëm për të pasur një suvenir të Raducanut. I shpallur fajtor nga Gjykata e Bromley, ai do të marrë dënimin e tij muajin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI