Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Barcelona rikthen në skuadër lojtarin më të palestruar të Europës: ja sekretet e Adama Traore

Lapsi.al 29 January 2022
Barcelona rikthen në skuadër lojtarin më të palestruar

Adama Traoré kthehet në shtëpi, pra në Barcelonë, gjashtë vjet pas lamtumirës së tij, që atëherë ishte një mirupafshim, i ndryshuar totalisht. Ai ishte një djalosh i ekipit të dytë kur Aston Villa e çoi në Premier League për 12 milionë. Sot Barça do të shpenzojë më shumë se dyfish për ta sjellë në shtëpi dhe ai do t'i thotë lamtumirë Wolverhamptonit me mundësinë që në moshën 26-vjeçare të bëjë një ndryshim përfundimtar në karrierën e tij. Katalanas, me origjinë nga Mali, ai kërkon kurorëzimin përfundimtar me klubin që e zgjodhi atë si fëmijë dhe e pa të rritet nga larg.

Rritja është fjala kyçe në këtë histori, sepse Traoré, një sulmues anësor, është një nga lojtarët me fizikun më masiv në Evropë. Pak më shumë se një vit më parë, duke folur për muskujt e tij shpërthyes, ai tha: “Nuk është faji apo meritë e peshave, por gjenetika. Në moshën 15-vjeçare isha plot me probleme në gju, tendinat nuk më linin të qetë. E kisha të vështirë të luaja dhe të përfitoja nga shpejtësia ime. Kështu fillova të stërvitem në palestër, duke fituar masë me punë specifike për të shmangur dëmtimet e reja. Gjenetika ime është e tillë dhe më bën të rris muskujt me shpejtësi. Stërvitem sipas një programi shumë “qendror”: ushtrime për bustin, artikulacionet dhe abdominalet. Pastaj duhet edhe shumë pushim, hidratim i mirë dhe dieta e duhur”.

Historinë e vajit në trupin e tij e tregoi ai vetë: dukej legjendë, por është realitet. Pas katër dëmtimeve në shpatull në vitin e fundit, Traoré ka vendosur të spërkasë trupin e tij me vaj për fëmijë para çdo ndeshjeje për t'i shpëtuar kapjeve të kundërshtarëve: “Ishte një sekret, por tani të gjithë e dinë. Edhe pse askush nuk më kap më”.

Sipas Traoré, merita e dietës së tij i takon nënës së tij, e cila gjithmonë ka përgatitur pjata tipike maliane për të. Në të vërtetë, djaloshi ka një dietë të pasur me proteina, pikërisht për të ndihmuar në qëndrueshmëri muskujt, edhe pse i adhuron makaronat italiane dhe nuk ha kurrë më pak se dy pjata. Pëlqen shumë salcën e kikirikut dhe orizin integral dhe ushqehet me të paktën pesë ose gjashtë vakte të vërteta në ditë.

Kur ishte fëmijë, dieta e tij nuk ishte kaq e kuruar: ai u rrit në një lagje të Barcelonës të populluar nga bandat rivale dhe nuk ishte gjithmonë e lehtë të kombinonte drekën me darkën. “Në lagjen time kishte gjithmonë armë dhe thika, por mendja ime – tha ai – ishte e fokusuar vetëm te futbolli. Tani gjithçka ka ndryshuar. Si fëmijë - kam qenë shumë i shpejtë, por kam vuajtur në nivel muskulor me pubalgjinë e tendinat. Prandaj fillova të frekuentoja shumë palestrën”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI