Flash

Raporti i gjykatës së audituesve për drejtësinë: Milionat e BE po shkojnë kot

Lapsi.al 12 January 2022
Raporti i gjykatës së audituesve për drejtësinë:

Diplomatët e huaj në Tirane u tregojnë shqiptarëve, njësoj si indianëve pasqyrat, për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. Por, fatkeqësisht, gjuha që predikohet këtu nuk është aspak e ngjashme me atë që flitet në Bruksel. "Historia e suksesit" apo "shembulli shaiptar" nuk figurojnë askund madje kjo duket qartë edhe në një dokument të publikuar nga Gjykata e Audituesve të BE, që Lapsi.al ka arritur ta lexojë.

Aty Shqipëria përmendet mes shteteve ballkanike që kanë dështuar në përparimin e shtetit të së drejtës.

Gjykata Evropiane e Audituesve vlerësoi, në një raport të posaçëm të botuar të hënën më 10 janar, se veprimet dhe milionat e shpenzuara prej BE-së kanë pasur pak ndikim në progresin e reformave themelore në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi dhe Serbia). Ndërmjet viteve 2014 dhe 2020, mbështetja financiare e BE-së arriti në rreth 700 milionë euro. Në raportin e saj, Gjykata e Audituesve tregon se ndihma evropiane për "reformat themelore në çështjen e shtetit të së drejtës në rajon" nuk ishte efektive. Ajo vë në dukje se këto gjashtë vende kanë bërë pak përparim në promovimin e pavarësisë së një sistemi drejtësie i cili është ende subjekt i ndërhyrjeve politike dhe në luftimin e përqendrimit të pushteteve dhe korrupsionit. Sa i përket lirisë së shprehjes, ajo ka bërë edhe më pak progres, nënvizon raporti.

Pra edhe reforma shqiptare në drejtësi me gjithë milionat e shpenzuara nuk ka asnjë rezultat të prekshëm për pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korupsionit.

Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka dështuar qartësisht të sjellë ndryshime tjelbësore," tha Juhan Parts, anëtar i Gjykatës Evropiane të Audituesve përgjegjës për raportin. “Progresi modest i bërë gjatë 20 viteve të fundit kërcënon qëndrueshmërinë e përgjithshme të mbështetjes së BE-së të ofruar përmes procesit të anëtarësimit. Është vështirë e besueshme të reformosh vazhdimisht nëse nuk arrihen rezultate të dukshme” këmbënguli ai.

"Auditorët e Gjykatës shprehin keqardhjen që financimet e Brukselit jepen në mënyrë "jokonsistente". Dështimi i kësaj politike, bazuar në transfertat financiare, vë në pikëpyetje kapacitetin e Bashkimit Evropian për të eksportuar modelin e tij demokratik në kufijtë e tij" ka theksuar gazeta franceze Le Figaro në një shkrim mbi këtë raport.

E vetmja pikë ku Shqipëria përmendet pak me nota pozitive është spastrimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Por rezultatet tregojnë të kundërtën.

Përpjekjet politike për të ndërhyrë në funksionimin e drejtësisë në Shqipëri gjithsesi mbeten “çështje shqetësuese”, nënvizon raporti, i cili vë në dukje edhe rënien e theksuar të lirisë së shprehjes në vend.

Pra, sado tu shplahen trutë qytetarëve nga një grusht propagandistësh vendas dhe të huaj në Tiranë, fatmirësisht Shqipëria nuk është më e mbyllur për të dëgjuar ato që vetë europianët thonë për dështimin e reformës në drejtësi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI