Lexo me tej:
Rama i vjen në ndihmë Bashës, dërgon komandatin e RENEA-s për të marrë kontrollin e selisë së PD
Berisha dhe foltoja treguan se nuk janë në nivelin e autoritetit të dhunshëm që gëlon për ta në imagjinatën kolektive. Ata u penalizuan edhe nga fakti se nuk iu mblodhën aq mbështetës sa prisnin, kjo edhe për faktin se nëse një pjesë e demokratëve kanë mbështetur askionin e foltores, që e kurorëzuan në stadium në 11 dhjetor, ata nuk janë të gjithë të gatshëm të përledshen me sivëllezërit e tyre të PD. Kështu që nga kjo pikpamje Berisha doli i humbur dhe nuk e rrealizoi objektivin. Basha i dëmtuari i madh Nëse i humburi i ditës është Berisha, i humburi i madh në perspektivë është Lulzim Basha. Për të mbrojtur selinë ai u detyrua të hedhë gaz lotësjellës mbi ata që dikur kanë lotuar për të sjellë atë në pushtet. Por mbi të gjitha këto pamja e mbrojtjes së selisë së tij nga policia e regjimit të Edi Ramës është një imazh që do ta ndjekë nga pas Lulzim Bashën për sa kohë do të vazhdojë të ketë jetë politike. Nga sot ai nuk është më lideri i opozitës por kukulla opozitare e një regjimi që pas drejtësisë dhe mediave më në fund ka nënshtruar edhe atë që ka mbetur nga opozita.Kërcënon Yuri Kim: Nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi
Njësoj si në rastin e Vuçiçit në Serbi e vetmja mënyrë për të mbëjtur në këmbë një regjim që vjedh votën është që të thërmosh opozitën që ai ka përballë. Sot opozita është më e përçarë se kurrë ndaj skema e atyre që ndëshkuan Berishën dhe i kërkuan bashës ta përjashtonte atë doli më e suksesshme se çdo lëvizje. ©Lapsi.al
