Flash

Skandali i prokurorisë/ Manipulohet identiteti i të arrestuarës për rrjedhjen e pagave

Lapsi.al 8 January 2022
Skandali i prokurorisë/ Manipulohet identiteti i të arrestuarës

Një skandal brenda skandalit ka përfshirë prokurorinë shqiptare e cila afishoi me bujë emrat e të arrestuarve për aferen e daljes së pagave të mbi 600 mijë të punësuarve shqiptarë. Njëra nga personat e dyshuar e cila u bublikua me emër dhe me foto është edhe Eni Qirjako e cila akuzohet se në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Andi Agarait, ndërsa ky i fundit i fundit ia shiti për 20 mije lekë Klodian Sotës Sotës dhe Endi Ikonomit.

Emrat/ Ja kush janë punonjësit e tatimeve që shiten të dhënat personale, dhe ata që i blenë ato - Top Channel

Por përpos dyshimeve për kamuflim gjurmësh për të mos lidhur skandalin politiko zgjedhor të patronazhistëve me atë të daljes së rroogave, tani ka ndodhur edhe një skandal tjetër.

Fotoja e publikuar e të arresturës Eni Qirjako nuk është e vërteta. Ajo i takon një shqiptarje tjetër, e cila punon prej vitesh si psikologe në Gjermani. Pra fotoja që gjithë publiku ka parë është fotoja e një qytetareje që është në punë të vet, ka jetën e saj private dhe faji i vetëm i së cilës, është se i ka besuar fotografinë e saj shtetit shqiptar, nga i cili ka marrë pashaportën. Fotoja që e asocion atë me një të arrestuar është foto e tërhequr nga sistemi Times.

Fillimisht kur u njoh me këtë fakt, Lapsi.al kujtojë se ky mos është një gabim i rëndomte i gazetarëve të kronikës i bërë nga shpejtësia. pikërisht për këtë ne pyetëm tre katë kolegët tanë që e kanë publikuar foton. Por prej tyre mësuam se skandali është disa fish më i madh. Fotoja e psikologes shqiptare në Gjermani është pjesë e dosjes së prokurorisë.

Pra ajo ka dalë dhe është shpërndarë prej saj.

A kemi këtu të bëjmë me një nga ato gafat e përheshme të drejtësisë shqiptare që ka ndodhur shpesh të arrestojë dhe të vdekur? A kemi këtu të bëjmë me një mungesë ulëritëse profesionalizmi që për një person që e mbajnë në burg, prokurorët e ngatërrojn ë me dikë tjetër?

Apo e gjitha kjo është pjesë e një manipulimi që një drejtësi politike e bën për të daravitur çështjen e vjedhjes të të dhënave personale që aq shumë i djeg kësaj qeverie. Pikërisht kjo mbetet të shikohet.

Të premten në një deklaratë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar publikisht pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Pas këtij komunikimi u shpërndanë dhe fotot e personave të arrestuar për skandalin e publikimit të pagave të shqiptarëve. Bëhet fjalë për dy specialistët e IT, Eni Qirjako (e para majtas) dhe Andi Agaraj si dhe Klodian Sota e Endi Ikonomi. Këta dy të fundit janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve. Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve për vetëm 20-30 mijë lekë të reja.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI