Flash

PD, beteja e deklaratave përpara përplasjes të së shtunës

Lapsi.al 4 January 2022
PD, beteja e deklaratave përpara përplasjes të së
Beteja në PD po i afrohet në mënyrë marramendëse një përplasjeje pa kthim. Ndërkohë që mbështetësit e Ish-kryeministri Sali Berisha kanë njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare para selisë në paraditen e 8 janarit, përkrahësit e Lulëzim Bashës i janë përgjigjur kësaj nisme me blindimin e dyerve dhe dritareve të godinës. Askush nuk ka më asnjë dyshim se mes palëve ka filluar beteja finale, jo më me foltore, kryesi, numër delegatësh dhe shkarkime reciproke, por tashmë me gjuhën e forcës. Pas akteve të Bashës, Berisha bëri një reagim: “Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij” shkroi ai. Lexo me tej:

Basha i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Berisha po përgatitet që të sulmojë selinë e PD-së

E menjëherëshme qe edhe përgjigjja: “Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Pra, duket qartë se tashmë asnjëra nga palët nuk arsyeton të bëjë ndonjë hap pas.

Komisioni i Rithemelimit: Basha flet për Berishën me gjuhën e Ramës, e kupton që fundi është afër

Në këtë atmosferë duket naiv edhe një propozim racional i ish nënkryetarit të PD, Edi Paloka i cili në një letër të hapur dërguar Bashës i kërkonte atij rikthimin tek mekanizmi i votës si e vetmja rrugë demokratike për të zgjidhur krizën dhe për të mos përçarë PD-në. Në letrën e tij Paloka i bënte thirrje për tu rivotuar për kryetar partie këtë herë me një garë dhe konkurencë reale: “Ky eshte nje mendim teresisht personal dhe nuk ka asnje lidhje me pozicionin qe une kam sot si njeri prej 29 antareve te Komisionit te Rithemelimit te PD. E kam thene qe ne fillim te “konfliktit” se vetem VOTA e demokrateve e zgjidh problemin. Ne keto kushte, mbetet dhe nje hapsire e fundit ; zgjedhjet ne PD per te gjitha strukturat , perfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar nje periudhe dhe 22 marsin si diten e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit per organizimin e tyre . Une mendoj qe per interesa madhore te PD cdo gje mund te negociohet per te zhvilluar nje proces te paster e me besimin e te gjitheve. Demokratet te vendosin me voten e tyre sepse vetem keshtu qendrojme te bashkuar dhe gjithe energjite tona i perqendrojme ne luften kunder Rames. Behu pjese e ketij procesi” shkruante ai.

Një propozim që mund ta shpëtojë Bashën

Por gjithkush e kupton se gjërat kanë shkuar larg për të imagjinuar zgjidhje racionale. Mbështetësit e Bashës e konfirmuan këtë duke bërë lëvizjen e ndyshimit të dyerve dhe dritareve dhe duke blinduar katin e parë të godinës së PD. Në këtë kontekst ata si lanë kundërshtarëve të tyre, veçse dy rrugë: ose të zbrapsen dhe të njohin sundimin e pakicës ose ta rimarin me forcë selinë e saj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI