Flash

Pse qeveria e riktheu konçensionin e rrugës "Thumanë-Kashar"

Lapsi.al 29 December 2021
Pse qeveria e riktheu konçensionin e rrugës

Kur vjedhja me tenderin 20 milion euro të Unazës së Re nxorri zbuluar një nga aferat më të mëdha të përvetësimit të fondeve publike në vitin 2018, kryeministri Edi Rama bëri disa hapa pas për të treguar se nuk kishte asnjë lidhje me lojtarët, që i gatuan një nga gafat më të trasha në historinë e aferave korruptive të këtij vendi. Për të treguar se e kishte seriozisht, përfshiu edhe ambasadën amerikane.

Fillimisht i kërkoi informacion përfaqësuesve të SHBA në Tiranës, se sa e vërtetë ishte falsifikimi i firmës së sekretarit të shtetit të Delauer. Pastaj tha se do të përgatiste një kërkesë gjyqësore për dëmin moral.

Bashkëpuntorin e tij të ngushtë prej vitesh, Afrim Qendron e largoi nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe së fundmi anuloi konçensionin Thumanë-Kashar me vlerë mbi 450 milion euro për shkak të lidhjeve mes drejtuesve të kompanisë fituese të konçensionit Thumanë-Kashar me fantazmën DH Albania.

Lexo edhe: Zëri Amerikës tregon skandalin / Si u manipulua me tenderin e Unazës se re

Lexo edhe: Riciklimi i Afrim Qendros/ Syrgjynosja pas skandalit të Unazës dhe rikthimi si prefekt i Tiranës

Por tre vite më pas, situata është rikthyer siç ishte. Asnjë prej personazheve të përfshira në këtë aferë nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndërsa marrëdhëniet mes palëve janë rehabilituar. Për shkak të rikthimit të të njëjtave rrethana, lind pyetja nëse “distancimi” i qeverisë ishte thjesht një lojë, për t’i hedhur hi syve atyre që dyshonin se pas aferës ishte vetë kryeministrit Rama.

Rrethanat që të bëjnë të mendosh se gjithë reagimi i qeverisë ishte një farsë janë disa.

Së pari, Avdiol Dobi, 26-vjeçari që firmosi për përfitimin e miliona eurove me kompaninë fantazëm, ia hodhi me vetëm 6 muaj burg. Megjithëse ishte në qendër të aferës për një nga vjedhjet që tronditi themelet e shtetit, akuza u katandis tek “falsifikimi i dokumentave” dhe Dobi nuk ka bërë ende asnjë ditë burg.

Së dyti, Afrim Qendros, në atë kohë, Partia Socialiste i kishte besuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pavarësisht se Rama e largoi nga detyra në fillim të vitit 2019, ai u rikthye pak muaj më parë si Prefekt i Tiranës. Rikthimi i Qendros në Tiranë u lexua si konfirmim se afera e Unazës së Re tashmë është mbyllur.

Së treti, është rikthimi sot i konçensionit Thumanë-Kashar, me vlerë 457 milion euro. Në Janar të 2019, Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi anulimin e koncesionit që parashikonte ndërtimin e afro 21 kilometrave autostradë, pa dhënë asnjë arsye pse po e bënte.

Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë,” deklaroi atëherë Balluku. Por vendimi për anulimin e koncensionit erdhi pas skandalit me DH Albania.

 

Thënë këtë, ia vlen të kujtohet se kur anuloi konçensionin, Ministrja e Infrastrukturës tha se fondi i Thumanë-Kashar do të shkonte për të ashtuquajturin “pakt për universitetin”, një tjetër gënjeshtër banale që u bë për të kaluar radhën meqë studentët ishin ngritur në protesta./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI