Flash

Nxjerrja e të dhënave/ Alibitë e Krajës: Nuk është në kompetencat e SPAK

Lapsi.al 29 December 2021
Nxjerrja e të dhënave/ Alibitë e Krajës: Nuk është
Kreu i SPAK, Arben Kraja është përpjekur të bëjë alibinë e institucionit që drejton  duke thënë përpara mediave se hetimi lidhur me publikimin e të dhënave personale të 630 mijë qytetarëve shqiptarë nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posatçme. Ai shtoi  se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë SPAK do të hetojë. “SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. Nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën tonë për të hetuar. Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, atëherë, patjetër që SPAK do të hetojë”,-u shpreh Kraja. Lexo me tej: Superskandali/ Dalin sheshit (emër për emër) rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve Kujtojmë se Prokuroria njoftoi se ka nisur hetimet për publikimin e pagave të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë dhe të huaj, si në sektorin publik dhe atë privat, një skandal që solli reagimin e të gjithë qytetarëve në vend. Por ndonëse shefi i SPAK e degradoi këtë skandal si një rrjedhje të dhënash, historia nuk është kaq e thjeshtë. Përpara se të jetë një aksident kjo ngjarje dyshohet se është një krim zgjedhor i cili lidhet pazgjidhshmërisht me informacionet personale që patronazhistët e PS-së përdorën për fushatën e 25 prillit.

Andi Bushati:Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Por atëherë, kur skandali shpërtheu për herë të parë, SPAK nuk pati guzim të tetojë as AKSHI-n nga dyshohej se patën dalë këto të dhëna, as patronazhistët e partisë socialiste. prokurorët e posatçëm atëhere u morën me gazetarët e Lapsi.al, duke detyruar ata të tregonin burimin sepse ishim më të interesuar të zbulonin se kush kishte tradhëtuar partinë, sesa për kuptuar se cili institucion kishte tradhëtuar qytetarët. U desh një vendim i Gjykatës të të drejtave të njeriut në Strazburg që SPAK të tërhiqej nga çështje kundër Lapsi.al dhe ta kalonte atë në Prokurorinë e rrethit Tiranë. E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë Pra e vërteta nuk është ajo që thotë sot Kraja se kjo çështje i takon prokurorëve të rrethit dhe po doli diçka më sensitive do merret SPAK. Rjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën . Prokuroria e Posatçme nuk kishte këllqe të hetonte krimin zgjedhor dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë, prandaj e deklasoi çështjen si një kundravajtje të nxjerrjes të të dhënave personale. E këtë nuk ka alibi që ta mohojë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI