Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Vjedhja e të dhënave/ Alibitë fëminore të dyshes Rama- Fuga

Lapsi.al 22 December 2021
Vjedhja e të dhënave/ Alibitë fëminore të dyshes Rama-
Pas skandalit të vjedhjes të të dhënave që tregonin pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë që paguhen në shtet dhe në sektorin privat dhe tërmetit që ai shkaktoi, qeveria është përpjekur të "mbrohet" në mënyrën më qesharake të mundshme. Kryeministri që kishte mbledhur qeverinë në ish-vilën e Mehmet Shehut, për një bilanc të 100 ditëve të para, i ka kërkuar llogari Ministres së Financave Delinda Ibrahimi, që në kohën e shpërthimit të këtij skandali ka qenë Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve. Natyrisht pyetjet e Ramës nuk kanë qenë për mënyrën se si dolën, sepse ai e di se lista e pagave është pjesë e grabitjes të të dhënave që u përdorën nga patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit, por shqetësimi ka qenë për mënyrën se si duhet të mbrohemi. Lexo me tej:

Skandali i publikimit të rrogave, reagon Endri Fuga: Ndërhyrje kriminale në të dhënat e qytetarëve

Strategjinë e alibisë së qeverisë e ka bërë publike në një njoftim zëdhënësi i saj, Endri Fuga. Justifikimi mbështetet në tre kollona shumë fraxhile. Së pari, se nuk ka pasur asnjë eksport të të dhënave në periudhën Janar-Prill. Së dyti, se dokumenti që po qarkullon, me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar nuk përbën listën e plotë të tatimpaguesve. Pra se është një bashkim i disa pjesëve. Dhe së treti, databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” që shfaqet në dokumentin që qarkullon ilegalisht. Por të treja alibitë e qeverisë të shoqëruara edhe me informacionet teknike se AKSHI po bën tendera për të rritur mbrojtjen e të dhënave janë një vrimë në ujë. Superskandali/ Dalin sheshit (emër për emër) rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve Lapsi.al ka pyetur sot disa kompani private që verifikojnë se lista e punonjësve të tyre, paga e të cilëve figurojnë aty është pikërisht ajo e janarit 2021. Pra aty nuk gjenden as ata që kanë ikur nga puna para këtij muaji, as ata që kanë ardhur pas tij. Pra çdo përpjekje për të mos e lidhur këtë ngjarje me periudhën parazgjedhore është një manipulim i kotë. Justifikimi tjetër i qeverisë qëndron në faktin se dokumenti nuk është i plotë. Po, kjo është e vërtetë, ama lista mbi rrogat fikse të mbi 630 mijë shqiptarëve në pjesën dërrmuese të saj është e vërtetë. Dhe një sasi kaq të madhe të dhënash e kanë në disponim vetëm organet e shtetit të rilindur. Një e dhënë e rëndësishme dëften se burimi fillestar i rrjedhjes janë organet tatimore. Një specialist i sistemit tatimor në Shqipëri që pyeti Lapsi.al thotë: “Të dyshuarit kryesor janë në drejtorinë e tatimeve. Po të shohësh databazën aty ka një element thelbësor. Në kolonën ku shfaqen qytetet ka një specifikim “DTM”. Në gjuhën profesionale të tatimeve kështu përshkruhet Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj, pra ajo që ne i dhemi drejtoria e VIP-ave. Duket që fillesa e këtij dokumenti buron nga aty”. Edhe argumenti i tretë se në databazën zyrtare të shtetit nuk figuron kategoria “Emër i plotë” që pretendon Fuga, nuk do të thotë asgjë. Sepse askush nuk ka pretenduar që ky është një dokument origjinal. Eshtë e vërtetë se nuk ekziston në shtetin shqiptar, asnjë databazë. ku rrogat të rreshtohen nga më të mëdhatë deri tek të voglat. Por thënë këtë, kjo nuk përjashton faktin se ky dokument i ri, i krijuar sipas të gjitha gjasave për nevojat elektorale të PS-së, nuk ka përdorur të dhëna që qytetarët ia kanë besuar vetëm shtetit shqiptar. Prandaj alibitë e qeverisë jo vetëm nuk bindin, por as përbetimi i saj se do kërkojë hetimin e kësaj çështjeje nuk qëndron. Të gjithë e dinë pse janë vjedhur të dhënat dhe përse u përdorën ato. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, shkruan zëdhënësi i qeverisë Endri Fuga. Të dhënat e publikuara i përkasin pagës së janarit të vitit 2021, 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI